“113 milionë euro për PPP-të”, publikoi kreu i PD, Lulzim Basha. “Këmbëngulni në mënyrë tinëzare ta vendosni buxhetin e shtetit në funksion të klientëve të qeverisë, jo të qytetarëve”, deklaroi Basha në Parlament.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Nuk duhet të jesh ekonomist, apo ekspert financash, që të kuptosh se si në traditën tuaj më të keqe, këmbëngulni në mënyrë tinëzare ta vendosni buxhetin e shtetit në funksion të klientëve të qeverisë,
Nëpërmjet PPPve, që përsëri bëjnë motin e mirë e të keq në ekonominë shqiptare, ndërkohë gjithcka tjetër është një përpjekje për të gënjyer me indeksime vrapin e pandalshëm të cmimeve.
Të cmieve që vrapojnë dhe parakalojnë gjasme-indeksimin e vobektë e rrogave dhe pensioneve.
E ndërkohë, për këtë valë të madhe të njerëzve të zhytur në varfëri dy vitet e fundit, që i shtohet atyre që nuk e kanë kërkuar shpëtimin nga mjerimi npërmjet largimit nga vendi, nuk ka asnjë plan nga ju.
Pasi deri më tani plani kryesor që keni bërë të ditur është hapja e thesit për të dyshuarit e zakonshëm, oborrtarët e koncesioneve.
Ndërsa radhët e gjatë të njerëzve në vështirësi ekonomike, që përballen me pamundësinë për të shtruar sofrën për veten dhe fëmijët e tyre,
Të atyre që përditë shënojnë emrat në listat e pafundme të borxheve nëpër ushqimoret e Shqipërisë,
mbeten të braktisurit e mëdhenj, sepse asgjë nuk është parashikuar për ta.
Sepse po menduat për ta, rrezikoni që vitin e ardhshëm të mos jepni dot 113 milionë euro për PPP-të e klientëve tuaj.
Një shifër 5 herë më e lartë se fondi i parashikuar për indeksimin e pensioneve,
Ose 3 herë me e lartë se fondet vjetore që ndahen për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.
Basha: Po dëmtoni prodhimin vendas, që ka nxitur dhe do vazhdojë të nxisë një rritje të mëtejshme cmimesh nga e cila penalizohen të gjitha familjet shqiptare
Kjo nuk është ceshtje buxheti, por mentaliteti.
Dhe mentaliteti juaj, duket edhe njëherë në këtë buxhet, që përvec taksave dhe aksizave që rriten dhe shtohen, shfaq dukshëm tahmanë për të mbrojtur status quo-në dhe interesat e një pakice, që pengon zhvillimin, që dëmton prodhimin vendas, që ka nxitur dhe do vazhdojë të nxisë një rritje të mëtejshme cmimesh nga e cila penalizohen të gjitha familjet shqiptare.
Mirëpo Shqipëria ndodhet përballë sfidave të mëdha dhe ka nevojë për zgjidhje po aq të mëdha.
Që ju nuk i jepni dot.
Sepse ndërkohë që ju majmeni e krenoheni majë plehut, vendi po plaket me shpejtësi marramendëse. Rritja e numrit të të moshuarve po shoqërohet me emigrimin e familjeve të reja dhe me normat më të ulëta të lindshmërisë në vend.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/