Opozita ka fituar zgjedhjet lokale në Kosovë ndërkojë që PDK është partia që do të drejtojë më shumë komuna.
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha se kjo parti ka fituar në gjithsej 9 komuna të Kosovës përfshirë edhe Prizrenin.
“Shaqa erdhi, sonte jemi në Prizren në përmbyllje të zgjedhjeve lokale edhe pse votat janë diku-diku ende duke u numëruar nga i gjithë vendi tashmë i dimë rezultatet dhe bazuar në këto rezultat me përulësi në emër të PDK dëshiroj t’i informoj të gjithë dhe të shpall fitoren e PDK në zgjedhjet lokale në Kosovë. Sonte fituam në Prizren, fituam në Drenas, fituam në Vushtrri, fituam në Kaçanik, fituam në Dragash, pra fituam në nëntë komuna të Kosovës dhe është një natë e madhe për PDK dhe vendin tonë, sepse fati dhe e ardhmja e qytetarëve tonë do të jenë në duart të sigurta”, tha ai.
PDK ka fituar 9 komuna, LDK 7, AK 5, VV 4, Nisma 1.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/