Jorida Tabaku: Paketa fiskale, ligje me porosi për favorizimin e klientëve të...

Jorida Tabaku: Paketa fiskale, ligje me porosi për favorizimin e klientëve të qeverisë

46
0
Shares

https://www.facebook.com/100044381798037/posts/452829642873092/?d=n

Deputetja e PD, Jorida Tabaku deklaron se paketa fiskale është pjesë e ligjeve me porosi për favorizimin e klientëve të qeverisë.

Komenti i Tabakut:

Paketa fiskale 2022 është paketa më klienteliste dhe anti biznes!

Qeveria është angazhuar edhe një herë për të shkruar një politikë fiskale që favorizon oligarkët dhe bizneset e tyre në kurriz të sipërmarrjes.

Në Paketën Fiskale qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizimt të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 mln lekë  duke hequr perjashtimin per biznese deri ne 50 mln leke duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla.

Nga ky përjashtim fitojnë vetëm koncesionarët e mëdhenj të rrugëve me PPP.

Kjo quhet kapje e shtetit dhe kjo quhet vendimarrje me porosi.

Kjo është vendimarrje me standart të dyfishtë, thonë do heqim përjashtimet nderkohë përjashtojnë vetëm të mëdhenjtë.

Më tej e njëjta mazhorancë që po i ul taksat oligarkisë dhe vetes së saj duke minuar dhe shkatërruar tregun e lirë, ka vendosur një akcizë për gazin e ngrohjes dhe gatimit.

Janë mbi 80% e familjeve që gjetën shpëtimin tek gazi për ngrohje dhe gatim kur çmimi i energjisë u rrit pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama.

Shqipëria 2022 do të ballafaqohet me paketën më kienteliste që është aplikuar ndonjëherë në Shqipëri.

Shqiptarët që janë mbi 30% të varfër në nivelin më të ulët të varfërisë do të paguajnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY