Erigers Mihasi frekuentonte rregullisht xhaminë, komuniteti lajmëron namazin për të ndjerin

Erigers Mihasi frekuentonte rregullisht xhaminë, komuniteti lajmëron namazin për të ndjerin

98
0
Shares

Erigers Mihasi, i cili u vra mbrëmë në një atentat në Astir, Tiranë ishte një praktikant i fesë myslimane.

Prej disa kohësh ai frekuentonte rregullisht xhaminë, lajmëron sit në një mesazh ngushëllimi faqja Xhamitë e Tiranës.

”Te Zotit jemi dhe vetëm tek Ai një ditë padyshim do të kthehemi!
Mbrëmë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij Erigers Mihasi i cili u vra në një atentat tek astiri bashkë me shokun e tij. Erigersi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke ju kthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas tij të kaluarën e errët, mirëpo deshi Allahu ta merte nga kjo botë.

Namazi i Xhenazes do të falet sot në varrezat e Sharrës në orën 14:30.

“Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, po më i miri prej tyre është ai që pendohet te Zoti i tij.” (Profeti Muhamed a.s)

Zoti ia pastë pranuar sakrificën për t’iu kthyer rrugës së mbarë, Zoti ju dhëntë durim familjarëve të tij”, shkruhet në faqen e xhamive. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY