Ish drejtuesi i shtabit elektoral të Tiranës në zgjedhjet lokale të vitit 2011, Bujar Nishani thotë se Berisha ka qënë i përfshirë shumë në fushatën për kreun e bashkisë në Tiranë atëherë kur Basha garoi për krEtar i bashkisë së Tiranës.
“Të nderuar miq, një gënjeshtar kongjenital jo vetëm që nuk mund të na udhëheq në ndonjë fitore por na shkaktoi në tetë vite, kaosin, hallakatjen dhe dekurajimin më të madh politik që kemi patur ndonjëherë brenda Partisë Demokratike.
Gënjeshtari kongjenital po thotë se ka fituar në 2011, Bashkinë e Tiranës, pa Berishën !
Si drejtues i shtabit elektoral për Tiranën, atë botë, më bezdiste deri në nervozizëm tek shikoja se si gjatë gjithë ditës, L. Basha i kërkonte S. Berishës ta udhëzonte, ti tregonte e ti mësonte edhe detajet më elementare për axhendën ditore dhe tezat e fushatës.
Ky nuk është thjesht qesharak, jo vetëm gënjeshtar kongjenital por një parazit politik me një kosto të madhe për të gjithë ne”, deklaron ish Presidenti Bujar Nishani.
Basha deklaroi një natë më parë se celësi kyç i suksesit të tij në vitin 2011 ndaj Ramës ishte se nuk lejoi Berishën të përfshihej në fushatë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/