Arrestohet në Sarandë ish shefi i policisë në Elbasan

Arrestohet në Sarandë ish shefi i policisë në Elbasan

119
0
Shares

Policia arrestoi sot nënSarandë një ish-shef policie i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Ai është 64-vjeçari Adrian Nuha, për të cilin gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Detajet e policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen Nr.4, Sarandë, ndodhej një person në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit: A. N, 64 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 09.07.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”.

Shtetasi A. N, ju dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të metejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY