Kryeministri Edi Rama tha sot se mandatin e tretë në qeveri ka objektiv rritjen me 40% të pagave të mësuesve.
“Vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit dhe projeksioni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre.
Kjo lidhet jo vetëm ne ç’ka dimë dhe planifikojmë, por edhe ç’ka ne nuk e dimë dhe mund të na shfaqet përpara. Çdo vit do të jetë i njëjtë me rritje të vazhdueshme të pagës për ju” tha Rama.
Në fakt në këtë vit janë parashikuar rritje deri në 6%. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/