Berisha nga foltorja e Sarandës: Ja cila është frika e Bashës nga...

Berisha nga foltorja e Sarandës: Ja cila është frika e Bashës nga 4200 firmat

63
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha tha sot nga foltorja e Sarandës se firmat për thirrjen e Kuvendit janë garancia më e madhe e një opozite sovrane dhe fitimtare, ndërsa akuzoi Bashën se ka frikë nga anëtarësia.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Asgjë nuk mund të ndalë uraganin e Foltores. Pak ditë më parë 4200 firma u depozituan, që të gjitha me emër, mbiemër, me funksione, me firmën, me numrin e kartës së identetit dhe anëtarësisë në PD nga delegatët e Kuvendit. E paimagjinueshme. Drita e tyre e verboi selinë, kryetarin e saj, kryetarin pa parti, apo njeriun që është ndryn në katër muret e dhomës së tij. Atë e ka pushtuar në të gjithë qenien e tij një frikë e tmerrshme. Nga kush? Jo nga pushteti, se me pushtetin është në ujdi, por nga ju. Por nga i buron kjo frikë nga ju? Ju jeni njerëz të civilizuar, e keni pritur dhe e keni përcjellë. Por ai e di që ju nuk pranoni kurrë pazaret me Edi Ramën, shndërrimin e pluralizimit politik në pluralizëm fasadë, që nuk pranoni të shkalmohet sovraniteti i forcës politike, sepse jeni të bindur se një opozitë jo sovrane nuk vjen kurrë në pushtet, por mbetet vasale e një pushteti që degradon çdo ditë e më shumë në honet e narkoshtetit. Janë këto arsyet se pse kryetari peng ka frikë dhe tmerr e nuk takohet dot me tre prej jush të paktën. Dhe tani së fundi, këtë frikë që ka nga ju ai e demonstroi në mënyrë primivite, se njerëzit primitivë jetonin me frikëra të ndryshme, tani frika e tij e madhe janë firmat tuaja. Tmerri, jo vetëm i atij, por tmerri i kreut të meduzës, janë firmat tuaja, tmerri i mafies së Soros i cili kishte parashikuar shkatërrimin e forcës konservatore në Shqipëri. Janë firmat tuaja garancia më e madhe e një opozite vigane, sovrane dhe së shpejti fitimtare. Do bëjnë mirë të çlirohen nga frika. Nuk janë firma që ngjallin frikë”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY