Helidon Bushati tregon lidhjet e ministrave me kompanitë e inceneratorëve: Kanë dalë...

Helidon Bushati tregon lidhjet e ministrave me kompanitë e inceneratorëve: Kanë dalë prova për Ahmetajn dhe Gjiknurin

44
0
Shares

Deputeti i PD, Helidon Bushati tregon lidhjet e ministrave të Ramës me kompanitë e inceneratorëve: Kanë dalë prova për Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin

FJALA E PLOTË E ANËTARIT TË KOMISIONIT HETIMOR, HELIDON BUSHATI

Historia e Inceneratorëve paraqitet si e komplikuar sidomos për ata që nuk janë familjarë me këtë proces. Është detyrim për secilin prej nesh është të qartësojmë sa më tepër publikun. Që publiku më pas të vlerësojë,

Për plehrat që ka në Shqipëri a ishte kjo metoda më e mirë?

Kjo metodë sa para vodhi nga xhepat e shqiptarëve?

Sa lek dolën për të shkuar në xhepat e privatit?

Historia fillon me krijimin e kompanisë nga zonja Gugallja. Zonja Gugallja është bashkëshortja e Mirel Mërtirit, shumë nga ju e njohin.

Keni kërkuar fakte dhe filmime. Nga kolegë deputetë, media dhe filmime, janë dhënë prova që kolegë tuaj Damiani, Arbeni dhe ndonjë tjetër, kanë shkuar jashtë me rrugë ajtore, detare, tokësore, për qef apo për punë me zotërinë në fjalë.

Këtë ne duhet ta hulumtojmë sepse kolegët tuaj, ata që përmend i gjithë opinioni publik dhe mediat, nuk janë anëtarë të thjeshtë të PS-së, janë funksionarë të lartë të partisë dhe dy persona që në kohën për të cilën bëhet fjalë, që është objekt hetimi, kanë qenë Ministra.
Nëse dy ministra, ndër më të rëndësishmit e qeverisjes 2014 udhëtojnë me personin i cili ka re incenetarirë, është pronar de jure i tre inceneratorëve.

Sepse do kalojmë se kush janë de facto, pronarët e inceneratorëve.

Sepse secili prej jush, secili prej nesh me sado pak që të kenë për krijimin e një biznesi dhe zhvillimin e tij, e di se milioni i parë është jashtëzakonisht i vështirë për t’u bërë, si në kohë ashtu edhe në mundim.

Jemi përpara një fakti që bëhen qindra miliona për pak muaj.

Si mund ta shpjegoni, si zonja Denaj që ka qenë Ministre Financash, si kolegë të tjerë që janë marrë me biznes, a duhet të ma shpjegojë se si mund të fitohet qindra miliona euro në pak muaj?

Dua të prek disa elementë që lidhen me të tre inceneratorët, me Elbasanin, psh.

Si zonja Felaj si kolegë të tjerë thanë se ka qenë problem emergjent. Se Bashkia e Elbasanit e ka ngritur këtë problem shpeshherë.

Përse duhej të kishte një ofertë të pakërkuar nga një kompani mqse ka qenë ofertë e Bashkisë. Përse duhej një kompani prej 4 mujsh e krijuar të vinte me nëj ofertë të pakërkuar, për më tepër nga një kompani që nuk kishte asnjë lidhje me fushën përkatëse.

Zero eksperiencë.

Në rastin e Elbasanit ishte si një bankoprovë, një laborator për laburimin e kësaj gjëje, u bënë 9 proçedura.

Do të kërkojmë të gjithë informacionet zonja Felaj.

Keni qenë ministre dhe e dini. Një institucion funskionon mbi bazën e shkresave. Dërgohet shkreë, vjen shkresë. Dërgohet shkresë në institucion, e merr titullari, e siglon e kalon për trajtim tek punonjësit. E gjithë kjo korrespodencë duhet të na vijë ne këtu dhe të na shpjegohet se si është e mundur që të arrihet kjo.

Z. Boçi tha, një rekord botëror, unë do të thoja, i pathyeshëm, sepse jo vetëm u bënë 9 proçedura, por të nesërmen me datë 17 u bë mbledhja e Këshillit të Ministrave dhe u akordua edhe financimi.

Këtu jemi në nivelet e unikes, të pakrahasueshmes.

Një element tjetër ka të bëjë me vetë konceptin e koncesionit.

Koncesioni për diçka që nuk është bërë dhe provuar më parë, ka sens nëse një kompani ka eksperiencë në këtë fushë. Ndërkohë, kemi të bëjmë me një kompani që nuk ka asnjë eksperiencë në këtë fushë. Kompani që bën kontratën me atë që supozohet se do të kryente punën, një kompani italiane me eksperiencë në fushë, e bën pasi ka fituar koncesionin.

Kjo është e paparë ndonjëherë.

Hapni dhe shihni proceduat e 2005 – 2013.

Kur janë dhënë koncesionet janë ato kompani të cilat kanë një ekspriencë të gjatë dhe  të mirëdokumentuar në fushat përkatëse.

Tek inceneratori i Fierit ndodh që kompania e cila duhej të kryente, e cila supozohej se kishte eksperiencë në fushë, shet aksione.

Disa prej jush keni eksperiencë administrative, ajo kompani e cila duhej të kryente punën, shet aksionet e veta tek një kompani tjetër e cila nuk ka asnjë lloj eksperience në këtë fushë.

A mund të ma shpjegoni. Si është e mundur të ndodhë diçka e tillë?

Pa dyshim, rikthehemi aty ku e nisëm. Sepse duhej që një kompani me pak muaj jetë, të fitonte qindra miliona, jo të mundohej shumë, të bënte milionin e parë, të dytë e të tretë, jo, jo. Direkt, duhej që të lidhte kontrata qindra milionëshe që dalin nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Përse? Sepse mbrapa kanë politikën dhe drejtues të mediave. Këto ne duhet t’i qartësojmë për publikun. Ne kemi vullnetin ta bëjmë. Nuk kemi asnjë lloj kompleksi t’i shkojmë deri në fund hetimit.

Shpresojmë që edhe ju të keni vullnet të tillë për të bërë çdo gjë transparente.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY