Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Genc Pollo: Duhet një projekt i ri në opozitë që të mobilizojë qytetarët

10/11/2021
genc pollo
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një intervistë me ish ministrin Genc Pollo ai shprehet se nevojitet një projekt i ri në opozitë që të mobilizojë qytetarët.
Pollo thekson në Gazetën Shqiptare për gazetaren Valentina Madani,  se pas 25 prillit bëmë gabime,  por e rëndësishme korrigjimi i gabimeve, ndërsa shton se PD duhet të shprehet për vetingun; zgjatja e afatit të këtyre komisionerëve mbetet opsioni më i keq.

Genc Pollo është themelues i Partisë Demokratike, deputet e ministër përgjatë viteve dhe aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

Intervista:

Pyetje: Zoti Pollo, së fundmi ju keni shkruar se është gabim që të zgjatet edhe disa vjet mandati i komisionerëve të vetingut dhe thoni se partia juaj duhet të refuzojë amendamentin kushtetues të PS-së.
GP: Kështu mendoj bazuar në sa e njoh procesin. Do t’ju rekomandoja edhe një studim të Fakultetit të Drejtësisë/UT të publikuar së fundmi që ka gjetur p.sh. dopiostandarte e standarte retroaktive (dmth kërkon për transaksionet e v 1995 fatura e kontrata si të ishin të v. 2019). Prandaj mua më duket opsioni më i keq. Por gjithësesi ky është mendimi im, ndërkohë që ka njerëz me njohje më të plotë të vetingut e që nuk po flasin se askush nga politika nuk i fton për të folur.

Pyetje: Sikur po fillon debati në PD. Zoti Spaho lypi sqarime në grup parlamentar.
GP: Kolegët e nderuar këto ditë kanë folur gjerë e gjatë për “Akademinë e Barinjve” që njoftoi qeveria. A thua se po rithemelohej Akademia e Platonit pas 24 shekujsh! Ajo shkollë barinjsh edhe po u bë keq do dëmtojë taksapaguesin sa 0,3% e një PPP-je abuzivo-korruptivo. Dhe një shkak që keto PPP vazhdojnë (shihni: pa zhurmë e bujë e riaktivizuan koncesionin Thumanë-Kashar!) është edhe gjendja e drejtësisë përfshi edhe paralizimin e drejtësisë nga vetingu. Prandaj duhet debat publik për të arritur zgjidhjen më të mirë. Se me marrëveshja mbas kuintave kemi arritur gjithmonë zgjidhjen më të keqe për publikun e më të leverdisshme për pushtetin.

Pyetje: Gjithësesi mazhoranca thotë se do e dergojë për mendim në Venecia…
GP: Në Komisionin e Venecias dërgohen për opinion projektligjet që rezultojnë komplekse, janë sensitive ose kundërshtohen fuqishëm. Asnjë nga këto kushte nuk përmbushet: 1-Shpjegimet zyrtare të PS për zgjatjen e vetingut deri 2024 janë arsye pa arsye të ngjeshura në tre faqe format A4. Mungojnë analizat, studimet e konsultimet; Nuk duket sensitive sepse PD po shkëlqen me heshtjen e saj. Apo me mosqënien e saj. Në këto kushte në Venecia vetëm do të habiten e do të qeshin.

Pyetje: Ju flisni për paralizë të drejtësisë nga vetingu që lejon vazhdimin e PPP-ve. Por SPAK është vetinguar apo jo?
GP: Ashtu është! Por barra e shpjegimit bie mbi SPAKun për dopiostandartet e dukshme: Kur një deputet socialist tha një gjysëm akuze për abuzime në bashkinë Fier SPAK-u brenda javës vajti atje e njoftoi sekuestrimin e dokumentave. Kurse për rastin e inceneratorëve, të denoncuar prej më shumë se dy vjetësh nga PD, nuk ka bërë asnjë hap e asnjë njoftim. Ndërkohë që dëmi financiar në këtë rast nuk ka të krahasuar edhe me totalin e abuzimeve në të gjitha bashkitë e vendit. Ndërsa shkeljet ligjore të dënueshme penalisht i gjen kollaj në Gazetën Zyrtare.

Pyetje: Ky mosbesim është shkaku që nuk pranohet që SPAK të bëjë vetingun e politikanëve?
GP: Ju i përgjigjeni vetë pyetjes. Po të lesh mënjanë propagandën e të shohësh statistikat, performanca e SPAK-ut në dënime, konfiskime etj nuk është më e lartë se ajo e Prokurorisë së Krimeve të Rënda (PKR). Ndërkohë që SPAK, ndryshe nga PKR, jo vetëm është vetinguar por edhe është mbështetur me miliona euro-dollarë. Unë padyshim uroj që të jetë i suksesshëm. Por ne duhet të shqetësohemi kur nuk është ky rasti.

Pyetje: Kthehemi në situatën brenda PD. Deputetë pranë Bashës thonë se lufta në PD nuk ka palë vetëm kryetarin e ish kryetarin por edhe ShBA
GP: Me siguri po rivalizojnë mikun tim, Avokat Ngjelën, si zëdhënës ekskluziv i qëllimeve amerikane në trojet shqiptare.

Pyetje: Nëse në PD nuk kemi trekëndësh Basha, Berisha e ShBA, a kemi një trekëndësh Rama-Meta-Berisha kundër Bashës?
GP: Nuk flas dot për përalla pa mbret. Por nga leximet dimë që anijet pa busull zhdukeshin në trekëndëshin e Bermudës.

Pyetje: Gjithashtu personat pranë Bashës thone se ai u zgjodh nga anëtarësia në qershor me shumicë të stërmadhe; prandaj është legjitim; prandaj mund të refuzojë kuvendin e foltores.
GP: Shikoni unë e kam thënë e përsëritur se shumë nga ne bënë gabime mbas 25 prillit. E them prapë për hir tuaj. Po kjo në fakt është një apel më shumë për korrigjimin e gabimeve. Sa për legjitimitetin shihni Ramiz Alinë e Partinë e Punës në votimet e 31 marsit 1991, pak muaj pas zyrtarizimit të PD. Ata fituan me 2/3. Por shumë shpejt u detyruan të bëjnë sërish zgjedhje parlamentare ku nuk morën dot as 1/3 e mandateve. Historia është mësuese e jetës thoshte Ciceroni.

Pyetje: Si vjen ndryshimi pozitiv sipas jush?
GP: Besoni votën e lirë: Shihni Maqedoninë e Veriut. Shihni para saj Kosovën e Malin e Zi. Por duhet një projekt i ri në opozitë që të mobilizojë qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

10/04/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

10/04/2026
Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

10/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

10/04/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

10/04/2026
Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

10/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.