Kokalari: Berisha, kryetar i PD me 11 dhjetor. Soros nuk e sulmoi...

Kokalari: Berisha, kryetar i PD me 11 dhjetor. Soros nuk e sulmoi dot kur Trump ishte President

239
0
Shares

Aktivistja republikane Evi Kokalari që mori pjesë sot në foltoren e Pogradecit, ka sulmuar George Sorosin duke theksuar se u hakmorr ndaj ish-kryeministrit Berisha, pasi ky i fundit kishte kërkuar publikisht në 2017 që Soros të shpallej non grata në Shqipëri.

Kokalari u shpreh se Soros ka 5 zyra në Ballkan. Në gjithë Euoropën ka vetëm dy zyra. Sorros ka një fokus të veçantë në Shqipëri, Kosovë, Serbi, duke dëmtuar demokracinë shqiptare për 30 vitet e fundit, ka dëmtuar edhe demorkacinë amerikane.

Gjithashtu aktivistja theksoi se në momentin që gjërat ndyshuar dhe Soros mori kontrollin e Departamentit të Shtetit, e konsideruan zotin Berisha person non grata.

Kokalari: Në 11 dhjetor kryetar i PD do jetë Sali Berisha. Herën e fundit që isha në Shqipëri isha e vetmja që thoja se Berisha do të bëhet kryetar i PD dhe sot them që dua ta shoh Berishën kryeministër të Shqipërisë. Gjëja e parë që duhet të bëjë Berisha në pushtet ditën e parë është të shpallë George Soros dhe të birin, non grata në Shqipëri. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Kosova, të gjejë një mënyrë për të hequr qafe Xhorxh Soros. Soros ka 5 zyra në Ballkan. Në gjithë Europën ka vetëm dy zyra. Soros ka një fokus të veçantë në Shqipëri, Kosovë, Serbi, duke dëmtuar demokracinë shqiptare për 30 vitet e fundit, ka dëmtuar edhe demokracinë amerikane.

Berisha ka qenë i vetmi që ka dalë kundër hapur, ku në 2017 Berisha flet hapur për ta bërë person non grata. Gjatë kohës që Donald Lu ka qenë ambasador në Shqipëri dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk ka mundur dot ta luftojë Berishën, pasi nuk kishin fakte korrupsioni për ta dënuar Berishën non grata. Në momentin që gjërat ndyshuar dhe George Soros mori kontrollin e Departamentit të Shtetit, e konsideruan zotin Berisha person non grata. Shumë veta e kanë kuptuar se me nuk ka lojëra me Sali Berishën. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY