Bie në pranga shefu i urbanistikës në Vlorë, Rubin Hekurani. Bashkë me të është arrestuar më herët edje zyrtari i Urbanistikës, Klaudjo Mehmetaj dhe një tjetër person.
Nuk dihet ende aryseja e arrestimit të tyre, por mësohet se gjithçka ka ardhur si pasojë e një operacioni të zhvilluar këtë pasdite.
Akuza lidhet me abuzime me lejet e ndërtimit. m.k
Detajet e policisë:
DVP Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 09.11.2021, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit:
-R. H., 33 vjeç dhe K. M., 32 vjeç, të dy banues në Vlorë, me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës, Bashkia Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
-N. K., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Dy punonjësit e urbanistikës dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke i miratuar një leje ndërtimi shtetasit N. K., i cili më pas e ka tejkaluar atë, duke ndërtuar një kat shtesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/