Gjykata e Lartë afron ‘lirinë’ për Saimir Tahirin

Gjykata e Lartë afron ‘lirinë’ për Saimir Tahirin

62
0
Shares

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri duke vendosur ta kthejë sërish çështjen në Apel.

Sipas Gjykatës, vendimi i GJKKO-së është marrë në zbatim të gabuar dhe shkelje të rënda të rregullave proceduriale, që kanë cenuar procesin e rregullt ligjor dhe kanë rëndësi thelbësore për njehsimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore. Sipas Gjykatës së Lartë gjyqtarja Albana Boksi, pjesë e trupit gjykues në procesin ndaj ish-ministrit, ishte në konflikt interesi pasi ka shqyrtuar çështjen e Taulant Haxhiraj në një procedim të lidhur, duke nënkuptuar kështu se trupa gjykuese kishte në përbërje gjyqtarë që s’mund të merrnin pjese në gjykim.

Vetë gjyqtarja Albana Boksi e ka vlerësuar se ka pengesë ligjore për shqyrtimin e çështjes dhe më pas ka paraqitur kërkesën për të hequr dorë, por kjo kërkesë është refuzuar.

Gjykata, po ashtu, thekson se prokuroria i dha fakteve penale cilësim të ndryshëm nga akuza. Sipas saj, gjykata gaboi pasi nuk i dha mundësinë Tahirit të mbrohej për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndonëse sipas ligjit mund të bëjë rikualifikim ndryshe të veprës penale, por duke i dhënë mundësinë të pandehurit të paraqesë argumentet e tij.

Me vendimin e marrë, Gjykata e Lartë vendos prishjen e vendimit të 26 qershorit 2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe rikthimin e çështjes për shqyrtim tek një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme të Apelit. rk

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY