Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bien çmimet e sigurimit të detyrueshëm të makinave, sa bëhet

09/11/2021
14 kilometra trafik! Çfarë ndodhi këtë të dielë në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve kanë pësuar një rënie të ndjeshme në ditët e fundit.
Sipas një vrojtimi të kryer nga Monitor pranë agjentëve të shitjes ditën e hënë, polica e sigurimit të detyrueshëm për një automjet me cilindratë mesatare, rreth 2000 cc dhe vjetërsi mbi 10 vjet (kategori që përbën shumicën e automjeteve në përdorim), mund të blihej me rreth 14,000 mijë lekë. Ky çmim është rreth 25% më i ulët se primi zyrtar i sigurimit i shkruar në policë, ndërsa më parë ulja maksimale kundrejt çmimit të policës mund të arrinte deri në 15%.

Të pyetur nga Monitor, drejtues të kompanive nuk kanë pranuar të komentojnë mbi arsyet pse sigurimet e mjeteve po shiten më lirë. Megjithatë, burime nga tregu shprehen se kjo situatë është e përkohshme dhe shumë shpejt çmimet do të kthehen në nivelet e mëparshme.

Deri afërsisht një dekadë më parë, produkti i sigurimit të detyrueshëm të mjetit për përgjegjësi ndaj palëve të tretë ishte një problem shumë i madh për tregun e sigurimeve, për shkak se shumë kompani e shisnin këtë produkt nën kosto, madje shpeshherë edhe me çmime simbolike. Ky fenomen u arrit të frenohej në fillim të dekadës së kaluar, pasi kompanitë e sigurimit ngritën një sistem shitjeje përmes një brokeri të përbashkët. Çmimet e shitjes ishin të stabilizuara dhe me diferenca shumë të vogla në mes kompanive. Kjo praktikë kishte tipare të një karteli dhe është kritikuar nga Autoriteti i Konkurrencës, megjithatë mekanizmi së paku mundësoi shmangien e konkurrencsës së rrezikshme me ulje të çmimeve.

Ulja e çmimeve të policave të sigurimit zakonisht bëhet duke manovruar me komisionet e shitjeve që iu jepen agjentëve. Sa më i lartë komisioni, aq më shumë ka hapësirë agjenti për ta shitur policën e sigurimit me çmim më të ulët se ai që përcaktohet në policë. Nëse diferenca mes primit zyrtar dhe çmimit të shitjes arrin në 25%, atëherë komisioni duhet të jetë ndjeshëm më i lartë, sepse agjenti duhet të sigurojë edhe një fitim të vetin nga shitja e policës.

Muajin e kaluar, Bordi i AMF miratoi rregulloren “Për komisionet e ndërmjetësimit”, që parashikon se prej 1 janarit 2022, shoqëritë e sigurimit të jo-jetës, nuk mund të aplikojnë komisione ndërmjetësimi  më të lartë se 20% e primit të shkruar bruto. Ndërkohë, duke filluar nga 1 janari 2023, komisioni tavan do të ulet në 18% të primit të shkruar bruto. Vendosja e niveleve tavan të komisioneve synon të rrisë eficiencën e shpenzimeve të kompanive të sigurimit të jo-jetës. Nivelet e propozuara të komisioneve maksimale janë ndjeshëm më të ulët se ato ekzistuese. Mbështetur në të dhënat e Raportit të Mbikëqyrjes së AMF-së, për vitin e kaluar raporti i shpenzimeve të marrjes në sigurim për produktin MTPL (sigurimi i detyrueshëm i mjeteve për përgjegjësitë ndaj palëve të treta) ishte mesatarisht 35.2% në nivel tregu. Në pjesën dërrmuese, këto shpenzime janë komisione që shkojnë për agjentët.

Në mungesë të shpjegimeve zyrtare nga kompanitë, ulja e çmimeve të policave TPL menjëherë pas miratimit të rregullores së re nga AMF mund të interpretohet si një përpjekje e kompanive të veçanta për të shfrytëzuar periudhën deri në hyrje në fuqi të tavanit të komisioneve (1 janar 2022) për të fituar pjesë tregu./Monitor

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.