Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fatmir Mediu: Nuk kam asnjë lidhje me biznesin e Gërdecit dhe me ata që e bënë

03/11/2021
Basha takon aleatët, Mediu: Nuk e duam Ramën kryeministër!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka deklaruar sot se rigjykimi i çështjes së tij nuk do të sjellë asgjë të re.

Sipas Mediut, nuk është e vërtetë që për këtë çështje s’ka pasur hetim apo nuk është gjykuar. Ai argumentoi se ka disa vendime nga drejtësia që çështja është shqyrtuar dhe ka pasur të dënuar e të pafajshëm.

Po ashtu ish-ministri u shpreh se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec.

Kërkesa e SPAK për të rihapur këtë çështje drejtuar Gjykatës së Lartë, por ashtu edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit janë akte juridike ne kundërshtim të plotë me Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, vendimet unifkuese të Gjykatës së Lartë, Kushtetutën e Shqipërisë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Këto akte komprometojnë rëndë profesionalizimin dhe  pavarësinë e këtyre institucioneve dhe nuk sjellin asnjë dobi për drejtësinë apo për interesin publik, përkundrazi krijojnë precedent shumë të rrezikshme për liritë dhe të drejtat e njeriut, kur cënojnë rëndë disa nga parimet të rëndësishme për një proces të rregullt ligjor.

Kundërshtimi im nuk lidhet aspak me ndonjë qëllimin timin për të refuzuar drejtësi bërjen, por me bindjen se këto shkelje vetëm bërjen e drejtësisë nuk kanë për qëllim. Paligjshmëria nuk prodhon asnjëherë drejtësi, por të kundërtën. Propaganda manipulative dhe qëllimkeqe si dhe interesa e disa grupeve politike, të mbështetur nga grupe mediatike, përmes fabrikimit të lajmeve të rreme kanë synuar që të krijojnë perceptimin publik se Ministri i Mbrojtjes është ai përgjegjës për atë ngjarje dhe se i është shmangur drejtësinë.

Nuk kam reaguar kundrejt sulmeve të ulëta, vetëm në respekt të dhimbjes së atyre që pësuan rendë nga kjo tragjedi. Por duket se kështu i është krijuar terren cdo intriganti që të përbaltë. Janë fakte të pakundërshtueshme që nuk kam patur asnjë lidhje direkte apo indirekte unë apo familjarët e mi, me ata që kanë zhvilluar biznesin e demontimit në Gërdec. Urdhrat e ministrit për zhvillimin e procesit të demontimit janë bazë e legjislacionit në tërësi. Nuk ka asnjë nxitje apo presion nga ana e ministrit për të miratuar bazën juridike të zhvillimit të këtij procesi”, tha Mediu.

I pyetur nga gazetarët kush qëndron pas kësaj lëvizje kundër tij, deputeti Mediu ka shpërthyer duke thënë se ka 30 vite në politike dhe e di shumë mirë që politika ka ‘para, mbrapa, poshtë e lart’.

Ai më tej ka shtuar se fakti që çështja e tij rikthehet sa herë ka fushatë, nënkupton se ka diçka politike pas kësaj.

“Nuk kam asnjë autoritet dhe nuk kam pasur për të ndikuar në këtë çështje. Nëse doni ju provoj dhe me fakte, vendimi që ju i referehoni jo vetëm është në fuqi por shërben si bazë. Përkundrazi ka shërbyer si vendimmarrës për të gjitha proceset e natyrës së VKM-së. Kam bërë detyrën time si drejtues. Dorëheqja që kam bërë ka qenë akt moral dhe i shprehjes së dhimbjes për familjarët. Çështja e gjykimit, fajësisë dhe pafajsisë, nuk është subjektive, drejtësisë popullore, por në kodin penal. Çdo procedure që niset me indicie paligjshëmerie nuk prodhon asnjëherë drejtësi. Kam qenë i hapur. Ju mendoni se Fatmir Mediu duhet të rrijë për jetë të jetëve i proceduar. Kam qenë 4 herë në GJL. Në 2019 është gjykyar në shkallën e gjykatës së apelit. Kush është nga mbrapa apo përpara kësaj çështje, kjo është një çështje që…, unë kam 30 vite që merrem me politikën. Ka para, ka mbrapa. Fakti që hapet pqër fushatë ngre dyshime për qëllimin. Këtu ka qëllime që nuk vijën thjesht për procedurën, por ka qëllime politike. Unë jam përpjekur të jem korrekt si politikan”, tha Mediu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.