Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

NAMIR LAPARDHAJA/ Të rrëfesh nga sytë e një foshnjeje, për romanin ‘Dëmtuar gjatë rrugës’ të Mustafajt

02/11/2021
NAMIR LAPARDHAJA/ Të rrëfesh nga sytë e një foshnjeje, për romanin ‘Dëmtuar gjatë rrugës’ të Mustafajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Namir Laparadhaja (marrë nga faqja në Facebook)

Për Italo Calvinon saktësia në letërsi ka tre elemente të rëndësishme: një skicim të veprës së përcaktuar dhe të përllogaritur mirë; evokimin e imazheve të dukshme, që të nguliten në kujtesë dhe një gjuhë të saktë, si leksik dhe si dhënie e kuptimeve të mendimit dhe të imagjinatës.

Mbi parimin e saktësisë është ngritur romani i Besnik Mustafajt, “Dëmtuar gjatë rrugës”.  Si personazh modern, autori e shpreh që në faqen e parë arsyen e shkrimit. Ai  tregon se historia që do të rrëfejë është mbajtur gjatë si një tumor në kokën e nënës së vet, për tridhjetë vjet, kurse ai po e shkruan me dëshirën e saj, madje, ashtu siç ai thotë, me urdhërin e saj, por krejt me stilin e tij. Në pak rreshta duket sikur plotësohet i gjithë përfytyrimi i saktësisë së rrëfimit, i cili, pavarësisht se niset nga një fakt i vërtetë, përgjatë gjithë romanit ruan autencitetin autorial.

Rrëfimi duket se realizohet nga sytë e një foshnjeje që është gjithmonë aty për të treguar ngjarjen, e cila si kohë letrare është vendosur diku në vitet ’60, kur Shqipëria komuniste është në marrëdhënie të mira me Bashkimin Sovjetik, në krye të së cilit ka ardhur Nikita Hrushovi. Fabula e romanit është e thjeshtë, kurse galeria e personazheve e kursyer: Shoqen S., nënën e foshnjes që rrëfen, e thërret vet Sekretari i Parë i Partisë në zyrë. Gjatë këtij momenti dhe tregimit të arsyes se pse e kanë thirrur në zyrë, në kokën e gruas qarkullojnë një shumësi aludimesh nga më të çuditshmet. Në momentin e takimit të saj me zyrtarin e lartë të zonës veriore, i bëhet e qartë një arsye, në dukje, banale: kërkohet punimi me dorë i një palë opingave, që të jenë një kryevepër e vërtetë artistike. Për realizimin e kësaj kryevepre asaj i ofrohet çdo gjë në dispozicion përveç kohës: vetëm dy ditë. Gjithçka duhet realizuar në sekret të plotë, madje aq diskret saqë asaj nuk i jepet ndonjë shpjegim më tepër përsa i përket atij që do t’i vishte opingat, do të ishte femër apo mashkull, çfarë moshe, numri i këmbe etj. Mes dilemave të mëdha në vetvete, gruaja e realizon atë që i kërkohet. Kur gjithçka zbulohet se ato opinga do t’i dhurohen Hrushovit gjatë vizitës së tij në Shqipëri, për gruan e re, shtëpiake dhe të pamësuar me jetën jashtë avllisë, fillon një histori e re e një “ylli në ngjitjeje” në karrierën partiake. Ajo do të dekorohet nga vetë udhëheqësi komunist i vendit me “yllin me pesë cepa” dhe do të shërbejë si model i lartë frymëzimi për gratë e tjera të zonës, madje dekoratën do të vijë t’ia dhurojë vetë Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Pikërisht mes këtij momenti dhe rënies së saj në çastin e prishjes së vendit tonë me Bashkimin Sovjetik ndodhin një shumësi ngjarjesh që mbushin faqet e romanit. Përshkrimi psikologjik i botës së brendshme të shoqes S., dilemat e mëdha, monologu dhe zërat e brendshëm, ëndrrat dhe përjetimet, marrëdhëniet me vjehrrin, burrin dhe shoqet e partisë, por edhe me njerëz të shpallur apo armiq në dispozicion, ndërthuren mes njëra-tjetrës, ku na japin një vepër të mirëfilltë artistike. Romani ka formën e një testamenti të pashkruar të nënës së shkrimtarit, i cili, ashtu siç shprehet ai gjatë ndërhyrjeve të herë pas hershme si zë autorial në roman, duhet t’i jepet bashkëshortit të saj në gjallje për të parë vuajtjet e mëdha gjatë “transformimit” të saj nga një shtëpiake në një yll në ngjitje në karrierën partiake.

I gjithë rrëfimi është përqëndruar tek karakteri psikologjik i nënës së autorit, të cilin ai e ka realizuar me mjeshtëri, duke i tejkaluar notat autobiografike dhe duke u kapur fortë pas parimeve të letraritetit. Nëpërmjet një gjuhe të thjeshtë dhe leksiku të zgjedhur, ai ka arritur t’i japë lexuesit imazhin e personazhit të tij, duke e futur atë thellë në psikologjinë e brendshme, duke i lexuar mendimet e duke u futur në ndjenjat e saj më të fshehta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.