PS refuzon diskutimin e përbashkët të nismave kushtetuese, befasohet PD

PS refuzon diskutimin e përbashkët të nismave kushtetuese, befasohet PD

37
0
Shares

PS refuzon diskutimin e përbashkët të nismave kushtetuese, ndërsa fill pas kësaj kreu i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj tha se rrogat e 14 vetëve nuk janë prioritet për shqiptarët.

Komunikimi me gazetarët i Kryetarit të Grupit Parlamentar, Alfred Rushaj:

Meqë procedura është e tillë që kërkon caktimin e ekspertëve, të relatorëve nga të dyja palët, i propozuam të bashkohen të dyja nismat pasnesër, jo pas dy muajve, por pasnesër, në mënyrë që të diskutohen siç duhet, të harmonizuara, duke pasur efektet që mund të kenë tek njëra-tjetra dispozitat e propozuara për ndryshim, si edhe duke parasysh një kalendar të punimeve të Kuvendit, të dyja nismat ishin të harmonizuara bashkë.

Në mënyrë tërësisht të çuditshme PS refuzoi që ta shtynte diskutimin me dy ditë që të diskutohet i gjithë ndryshimi Kushtetues. Nuk e kuptojmë këtë gjë pasi këtu po flitet për një konsensus që ka nevojë për votat e të dyja palëve, 93 – 94 vota, ndërkohë që nuk bien dakord për të shtyrë me dy ditë diskutimin e një mbledhje ku do të diskutohen këto ndryshime.

Edhe pse ne e kemi përsëritur dhe e themi prapë, sikur u mbaron rroga 14 vetave që merren aktualisht me vetingun, nuk mund të jetë prioriteti i shqiptarëve, ne themi jemi të gatshëm ta diskutojmë pasnesër, sa kohë diskutohet në tërësi ndryshimi kushtetues, mazhoranca këtë gjë e refuzon. Ne jemi të gatshëm që pasnesër të diskutojmë në tërësi ndryshimet të shohim nëse ka reflektim apo jo nga ana e tyre.

Pyetje: A ka frikë PD se nëse voton këto ndryshime të kërkuara nga PS lidhur me zgjatjen e procesit të vetingut, nuk do të marrë nga ato çfarë kërkon nga reformat e propozuara nga PD?

Alfred Rushaj: Këtu nuk bëhet fjalë për frikë. Ju jeni gazetarë. Po propozohet ndryshimi i disa neneve të një ligji. Propozimi ynë është që meqw është një ligj, pasnesër të hapet diskutimi, të caktohen relatorët për të gjitha ndryshimet e propozuara dhe të vazhdohet normalisht me kalendarin. Nuk e duan. E duan të ndara të ndara nga njëra-tjetra, shqyrtimin e këtyre nismave, gjë që është e paarsyeshme. Po shikohet të ndryshohet një ligj, i cili ka disa nene. Ne nuk mund të mblidhemi sot me një trup të veçantë për nenin 1, dhe pastaj pas 2-3 ditëve, me një trupë të veçantë për nenin 5. Një projektligj shqyrtohet në tërësi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY