Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u përgjigj sot më lidhje me deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha, kur ky i fundit e cilësoi treshen Rama-Berisha-Meta si “Trekëndëshi i Bermudës”.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kryemadhi deklaroi vetëm se këto deklarata nuk janë asgjë e re “nga fronti i lindjes.
Pyetje: Gjatë një fjalimi të enjten në Kuvend, zoti Basha e cilësoi zotin Meta, zotin Rama dhe zotin berisha trekëndëshin e së keqes ose siç u shpreh ai trekëndëshi i Bermudës, duke i bërë fajtor për problemet që po kalon vendi, si e komentoni deklaratën e tij?
Kryemadhi: Për mua asgjë të re nga fronti i lindjes.
Në seancën parlamentare të së enjtes (28 tetor), Basha për herë të parë bëri përgjegjës treshen Rama-Meta-Berisha për prapambetjen e Shqipërisë. Në fjalën e tij në foltoren e Parlamentit, kryedemokrati Basha u shpreh se ka mbaruar koha për atë që ai e quajti “Trekëndëshin e Bermudës” (Rama-Berisha-Meta). a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/