Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të ditës së sotme, në aksin rrugor Plepa-Shkozet, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën e trafikndarëses.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në mjet, shtetasja R. M., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/