Ish kryeministri Sali Berisha është pritur me ovacione në Kavajë, nga ku e ka quajtur Lulzim Bashën “peng” dhe “zjarrfikës” të opozitës. “Por a jemi ne për zjarrfikës?” ishte pyetja e Berishës që shkaktoi thirrjet në kor të demokratëve, për të vazhduar me thirrjet për protesta “deri në rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti”.
“Kjo foltorje ka qëllime madhore që askush të mos vendosë për ju, të vendosni ju për veten tuaj, për Kavajën dhe Shqipërinë, ky është sovraniteti. Nuk mund të vendosin për ju as ai s’pyet normë mbi tokë, as ata që ju përmendin barin ju. Jo, jo do të vendosni ju vetë. Do ta shihni mirë se çfarë do të bëjmë ne. Ne do të rikthejmë votën në PD, do të rikthejmë primaret, do të zgjidhni ju me votën tuaj deputetët për Kavajën.
Do të zgjidhni me votën e të gjithë anëtarëve, por mendoj edhe të mbështetësve, kandidatët për kjryetar bashkie dhe këshilltarët e këtij qyteti. Sot kemi ardhur me një stad të ri, sot dimë shumë me tepër sa denim 30 vite më parë, atëherë kishim guximin, por sot i kemi të gjitha, edhe guximin edhe dijet.
Foltorja jonë synon që askush të mos guxojë më të shkelë statutin. Nëse ne nuk respektojmë statutin, ne nuk respektojmë nesër Kushtetutën e vendit. Ai që shkel statutin siç veproi peng Basha, e shkarkon statuti automatikisht. Ai ka vendosur të rrijë në opozitë si zjarrfikës, po ku jemi ne për zjarrfikës”, deklaroi Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/