Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AGRON GJEKMARKAJ/ Fishta mes nesh

23/10/2021
AGRON GJEKMARKAJ/ Fishta mes nesh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Agron Gjekmarkaj

Si sot 150 vjet më parë Zoti i fali Shqiperisë Gjergj Fishten, pikerisht atë burrë që e nxorri kombin e tij kulturalisht por edhe politikisht nga historia otomane drejt historisë europiane të shtetformimit dhe Pavaresisë ! Gjergj Fishta është Zadrimor, Gjergj Fishta është lezhjan, Gjergj Fishta është Shqiptar perkatesi keto të cilat i bashkoi në një amnezë të paperseritshme vetedijeje patriotike, religjioze e intelektuale ne udhekryqin e pikprerjeve të historise me të ardhmen e shqiptarve. Gjergj Fishta maksimalizoi gjuhen e popullit , shqipen e paster , duke ecur në rrugnajen e Buzukut, Budit, Bogdanit, Bardhit, Zarishit per ti dhënë asaj statusin e eperm të gjuhes së kultures. Me fjalet e saj të zgjedhura me kujdes hyjnor pershkroi luften dhe paqen e shqiptarve , forcen e tyre per identitet, mallin për fatosin e madh Gjergj Kastriotin, zellin për qendresë , furinë per beteje, deshiren per liri e shtet ! Heronjtë i vuri në gjerdanin e epit , i mbeshtolli me virtyte, i kontekstualizoji me një ideal, me shqipe të kuptueshme nga lartesi malesh ju pershkroi kumtet, vikamat, madheshtinë, gjakun e derdhur në panteonin e perbashkesisë kombetare! Fishta krijoi shqiptarin dhe identitetin e tij , malsorin, lekët, që do të çonin vëndin tek liria kombetare si konstruktor mitesh sublime! Kur kjo u arrit si demiurg qe sheh pertej kohes së tij vendosi të shnderrohet në mesuesin kritik të shoqerisë, të ekspozojë të metat, veset, të perkufizojë perfituesit, tradhetaret, levantinet e shakllabanet, rriqnat e ndyta që frysheshin me gjakun e shtetit të ri ! Dhe kjo për të kompaktesuar një shoqeri bazur tek fiset, për të rritur një individ që pranon zhvillimin dhe modernitetin, për të urbanizuar mendimet,që rigjen identitetin e vet për ta rilidhur me atë të kontinentit si nevoje per vetedije, mbijetese, kulture e qyteterimi. Fishta ishte Shqiperibëresi më i madh dhe ënde sot mbetet Shqiperimbajtesi më i madh ! Ai është kolona kulmore që mban tempullin të mos bjerë nga dallget e kohes, si veper, si bëma, si misherim. Fishta është fjala shqipe më e fortë, më e bukur, me terapeutikja, më e urta ! Në të gjindet kodet e interpretimit të ketij populli, në të gjinden rrugezgjidhjet që na lejojnë te dalim pertej mjegullave. Fishta është shkrimtari gjuhe dhe komb krijues në kuptimin me bashkekohor të fjales. Fishta është morali, besa dhe qendresa. Fishta është fytyra më e ndritur katolicizmit shqiptar si misherues i formules “Atme e Fe” ! Fishta është ai që na ben të ndihemi krenar si pasardhes të Oso Kukes e Dedë Gjo Lulit , Fishta është ai që na kujtoj se sa afer honeve jemi me matrahulet, hajnat, bracat, dylmet , ngrehalucat e zyrave të shtetit! Fishta nga ameshimi na kujton sa e veshtirë ishte te ikesh nga lindja drejt perendimit dhe sa e lehtë është mbytesh në sherbetin e saj. Po po Fishta ai françeskani me sandale e zhgun, i gjatë e i hijshem ecen neper historinë tonë krejt hijshem si permendore “që rrfe as mot smundet me e derrmue” si roje , si fat, si engjell, si i derguari i zotit, si me i madhi shqiptar dhe shkrimtar që na thotë besoni tek Shqiperia, tek gjuha shqipe, tek Europa dhe identiteti i saj , tek Skenderbeu , tek besa dhe virtytet e rraces i gatshem të na hape udhen, i pa medyshje për të leshuar anatemen dhe mallkimin “kur ket giuhë të perendise trashwgim na la i pari trashegim s’ja len ai fmisë! Po sot duhet të krenohet Zadrima e butë , Lezha e qetë dhe Shqiperia e kreshperuar për Fishten e vet pa një të dytë mbi faqe të dheut ! Mbeten pa varr Gjergji i parë dhe Gjergji i dytë më mirë keshtu, u ngjiten në qiell, na shohin nga lart, nga atje na mbrojnë dhe kemi nevojë e qysh !
Agron Gjekmarkaj
Deputet i Lezhes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026
Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

14/02/2026
Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

Tensione në Baks-Rrjoll, përplasje mes banorëve dhe policisë për ndërtimin e resortit turistik

14/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026
Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

Cara: Projekti TID, korrupsion në emër të zhvillimit. Na ndaluan pjesëmarrjen në takimin e Ramës me banorët e Durrësit

14/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.