Ish kryeministri Berisha do të mbajë të enjten foltoren në Berat, e njëmbëdhjeta në rradhë.
“Neser diten e premte me daten 22 tetor ne ora 17:00 ne Pallatin e Kultures te qytetit te Beratit do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Qarkut te Beratit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!”, njofton Berisha në rrjetet sociale.
Berisha ka nisir takimin me demokratët në bazë pasi kreu i PD, Lulzim Basha e largoi atë përmes një vendimi personal nga grupi parlamentar i PD, pak muaj pasi e kishte përfshirë atë në listën e deputetëve dhe fill pas shpalljes non grata në SHBA.
Foltoret e Berishës janë ndjekur me shumë interes çfarë ka ekspozuar një mbështetje të madhe të demokratëve për Berishën. Përmes foltoreve është mbledhir edhe nunri i nevojshëm i firmave të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar për të thirrë një kuvend të jashtëzakonshëm. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/