Basha mohoi sot indirekt se ka pasur ndërmend të përjashtojë nga Parlamenti edhe deputetët të shpallur non grata kur ka propozuar vettingun e politikaneve si një moment kushtetues.
Basha u pyet nga një gazetar: Në propozimin për vettingun e politikanëve keni renditur disa pika që ndalojnë një person për të kandiduar për deputet. A do përfshihet në vetting edhe politikan, edhe një pikë që lë jashtë listës për deputet personat e shpallur non grata nga SHBA apo një shtet tjetër?” pyeti gazetari.
“Kush e shikon këtë propozim me syzet e politikës së përditshme bën gabim. Bën një gabim klasik. Për të mirë apo të keq jam përpjekur të shoh përtej të përditshmes. E përditshmja i mbyt njerëzit dhe u heq shpresën për të parë se çfarë mund të jemi ne. Si mund të jetojë më mirë prindërit që me atë pension nuk blejnë dot as ilace.
Ky është vendi ynë nuk është as i Edi Ramës, as Sali Berishës dhe as Ilir Metës, as i imi. Ja ku e ke merri hiqi politikanët e lidhur me krimin. Fillojee me mua, me kryetarin e PD nëse ke frike ta nisësh me kryeministrin. Nuk është sfide por është e vetmja mënyrë për të ndarë të vërtetën me thashethemet” tha Basha.
Në fakt në propozimet e PD nuk është përfshirë në një aneks I tillë por ai mund të shtohet përgjatë procesit të diskutimit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/