Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha:Politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, klase politike e ndryshkur, e majmur, e zvetënuar

20/10/2021
Basha pyetet nëse do të japë dorëheqjen, kjo ishte përgjigja e kryetarit të PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD-së, Lulzim Basha prezantoi sot para gazetarëve tre propozimet e opozitës për ndryshimet kushtetuese që lidhen me zgjedhjet, vetingun e politikaneve dhe refromen zgjedhore. Ndryshimet e propozuara janë depozituar në Kuvend dhe priten të futen në procedurë në një kohë të shpejtë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Kjo që tani është depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqëson vullnetin politik të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Edhe nëse masakra zgjedhore e 25 prillit nuk do të kishte ndodhur dhe PD do të ishte aty ku shqiptarët e donin dhe e duan, në qeverisjen e vendit, nuk kam asnjë dyshim që do të kishim 94 vota për të ndryshuar Kushtetutën.

Por edhe po ti kishim, po ua them dhe i qëndroj sot  kësaj si kryetar i opozitës, i qëndroj edhe nesër  nga pozitat e kryetarit të maxhorancës, unë gjykoj që ndryshime të tilla kushtetuese duhet patjetër të kenë konsensus bipartizan.

Këto nuk mund të shikohen si masa propagande apo si masa represive ndaj njërës anë apo anës tjetër.

Është interesi i gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe demokratëve të thjeshtë, që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nga një herë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja, kanë përdorur politikën për tu pasuruar paligjshmërisht. Dhe çfarë është me e keqja, kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar, kanë shkatërruar konkurrencën në treg që është themeli i zhvillimit të ekonomisë dhe punësimit, duke fuqizuar një grusht njerëzish vetëm e vetëm sepse ndajnë me ta favore, pushtet dhe para në kurriz të qindra-mijëra sipërmarrësve të ndershëm.

Kush e shikon këtë si një ekspëditë të PD ndaj krimit të organizuar, oligarkët dhe shefave të tyre, shefit të tyre politikë aktualisht dhe qeverisë së tij, e kanë gabim.

Pa pikë diskutimi meritojnë një ekspeditë ndëshkimore.

Por ne nuk jemi ekspeditë ndëshkimore.

Ne jemi opozita e vendit.

Ne jemi zëri dhe aspirata e qytetarëve që duan një Shqipëri ndryshe, duan  një Shqipëri më të mirë.

Ne kemi detyrimin moral, qytetar, njerëzor, prindëror, në rradhë të parë, dhe pa diskutim, politik, që këtë që vlon nga kafet e qendrës së Tiranës, deri tek kafet më të largëta të Vermoshit dhe Konispolit, ta përkthejmë në një vullnet politik për të ndryshuar.

Ndaj palës tjetër e cila sigurisht vjen nga një pozitë e pafavorshme, ka 8 vjet që qeveris, rekordet e saj janë tashmë botërisht të njohura, i lind detyrimi që të dalin haptas para shqiptarëve duke pranuar këto propozime kushtetuese bashkërisht i mbyllim derën tranzicionit me vetëdijen më të plotë dhe qetësinë më të madhe se kushdo që meriton që përmes këtyre masave të largohet nga politika, duhet të largohet nga politika s’ka rëndësi është socialist, demokrat, apo ndonjë partie tjetër.

Çdo alibi vetëm sa nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng.

Peng të nje klase politike të ndryshkur, të majmur, të zvetënuar, të dalë nga vetja dhe të shkëputur nga realiteti i përditshëm i shqiptarëve.

Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj klase politike.

Ky ka qenë lajtmotivi i qëndrimeve tona për dy vite. Ndryshimi ka qenë kryefjala e fushatës tonë zgjedhore, nuk ka masakër zgjedhore të na heqë ne nga misioni i ndryshimit.

Ndryshimi do të bëhet me çdo kosto.a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026
49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

11/04/2026
Rama rikthen edhe në terren Ballukun, shëtitje në Lushnjë për punët e Shqipërisë apo hallet e Belës

Rama rikthen edhe në terren Ballukun, shëtitje në Lushnjë për punët e Shqipërisë apo hallet e Belës

11/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026
49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

11/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.