KPK ka shkarkuar sot gjyqtaren e Tiranës Manjola Bejleri pasi konstatoi sipas komisionit, mungese burimesh financiare në vlera të konsiderueshme për krijimin e pasurive ndërsa vendimi u kundërshtuan nga gjyqtarja Bejleri.
Komisioni konstatoi mosdokumentimin e burimeve të ligjishme që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe totale 104 m2 në vitin 2003 kundrejt vlerës 41 mijë e 440 USD, pasuri e rivlerësuar në vitin 2017 në vlerën 13 milionë lekë.
Gjithashtu nga KPK u ngritën dyshime se gjyqtarja Bjeleri mund të ketë fshehur një automjet në emër të vëllait të saj. Sipas Sanxhaktarit, subjekti ka deklaruar përdorimin e një automjeyti tip Volskwagen Passat të blerë nga vëllai në vitin 2010 në shumën 1 milion lekë.
Bejleri u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, ndërkohë që dha shpjegime për një pjesë të 30 denoncimeve nga publiku, megjithëse prej Komisionit nuk u relatuan konstatimet e këtyre gjetjeve.
Manjola Bejleri e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Ajo ka qenë gjithashtu kryetare e shoqatës së gjyqtarëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/