Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pollo shpjegon si qëndron çështja e investimit në Kosovë

20/10/2021
Pollo: Kthimi i Ligjit për Arsimin, një shans për debat dhe reflektim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish ministri Genc Pollo ka sqaruar sot në lidhje me një shkrim të publikuar në revistën newsbomb në të cilën ai përmendet për një investim në Kosovë sëbashku me një biznesmen tjetër nga Tirana.

Pollo thotë se ka një përqindje falas të investimit në një universitet në masën 14% që lidhet me ekpertizën e tij dhe jo me para. Ai thotë se është gjithçka e dokumentuar në lidhje me këtë inisiativë.

Nën titullin “Fukarenj në Tiranë, miliarderë në Prishtinë”, artikulli i revistës flet sesi dy personazhet, që janë miq, së bashku me familjarë të tyre, kanë krijuar tre firma të ndryshme në Kosovë, me kapitale që nuk vijnë nga Shqipëria, por nga Qipro.

Bëhet fjalë për ish deputetin Genc Pollo, i cili tashmë nuk mban ndonjë post publik apo në PD. Në këtë skemë, është përfshirë edhe biznesmeni Albert Xhani, që pas heqjes dorë nga klubi i futbollit “Partizani”, nuk ka qenë shumë aktiv në jetën publike.

Sqarimi i Genc Pollos:

Shoh që revista Newsbomb në një “investigim” ka përzier emrin tim me biznese shumëmilionëshe e me kompani offshore në Qipro.

Fakt është se në mars të këtij viti iu përgjigja ftesës së disa miqve e partnerëve nga Tirana e Prishtina për të bashkëpunuar një universitet në Kosovë dhe për të pranuar falas 14% të aksioneve në shoqërinë themeluese të universitetit. Kontributi im (si dhe i disa ortakëve) do të ishte profesional e intelektual dhe jo financiar. Sipas planit të biznesit investimi prej 2,5 milionë euro do të sigurohej nga menaxherët gjatë dy viteve të ardhëshme. Po kështu edhe licensat shtetërore.
Pra shuma 350 mijë euro është pjesa takuese e 2,5 milionëve e paraqitur në dokumentacion sipas praktikës së agjencisë për regjistrimin e biznesit në Kosovë. Ato absolutisht nuk janë para të derdhura nga unë siç shpjegova më lart.
Deri sot kjo shoqëri i ka bilancet me zero Lekë/Euro/Dollarë, pagesat tatimore zero Lekë/Euro/Dollarë dhe llogarinë bankare me zero Lekë/Euro/Dollarë.
Uroj të jetë e suksesshme dhe besoj se do të jetë një kontribut cilësor në arsimin e lartë.

Nuk më takon mua të flas për aktivitetet e të afërmëve të mi në moshë madhore por me sa di unë edhe ato kompani që përmenden në artikull gjatë gjithë historikut të tyre janë me bilancet me zero Lekë/Euro/Dollarë, pagesat tatimore zero Lekë/Euro/Dollarë dhe llogarinë bankare me zero Lekë/Euro/Dollarë; aktualisht me status të pezulluar.

Sa për kompaninë e regjistruar në Qipro unë nuk kam asnjë lidhje pronësore apo ligjore. Pavarësisht titujve sensacionalë që thonë të kundërtën, kështu rezulton edhe nga artikulli po të lexohen me vëmendje të dhënat e paraqitura.

Dëshiroj të mendoj se ky artikull me autorë anonimë dhe ekspertë gjithashtu anonimë është produkt i sensacionalizmit dhe inkompetencës. Nuk dua të mendoj motive të tjera më të ulëta.
Shpresoj që ky reagim i imi të botohet në revistën Newsbomb.

Genc Pollo
20 tetor 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026
49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

49 pyetje për Edi Ramën nga Brukseli, 2 kushte që nuk negocohen

11/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.