Detaje të reja për familjen ruse që humbi jetën në Kavajë, ka...

Detaje të reja për familjen ruse që humbi jetën në Kavajë, ka mbetur gjallë vetëm një

238
0
Shares

Media ruse jep të dhëna të reja që lidhen me vdekjen e 4 familjarëve nga Rusia, në një hotel luksoz në Qerret të Kavajës. Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, ishin me pushime në Shqipëri, së bashku me vajzën e tyre Ekaterina, 31 vjeç, dhe partnerin e saj Nikita Belousov, u gjetën të vdekur në pishinën e brendshme të një hoteli me 5 yje rreth 45 km larg Tiranës.

Sipas mediave ruse, përvec sergey që ishte oficer i lartë i ushtrisë, Ekaterina, vajza e familjes punonte si menaxhere pronash në një agjenci imobiliare, kurse i fejuari i saj Nikita Belousov punonte në administratë publike.

Tashmë i gjallë nga familja ka mbetur vetëm djali i tyre Aleksandri, i cili është përfaqësues i një kompanie medicinale.

Ndërkohë, raportohet se Kreu i Komitetit Hetues të Rusisë (TFR), Alexander Bastrykin, është duke pritur për informacion të detajuar në lidhje me vdekjen e katër turistëve rusë, njoftoi të hënën faqja e internetit e agjencisë.

“Kryetari i Komitetit Hetues udhëzoi Drejtorinë kryesore të Hetimit dhe Drejtorinë për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të IC të RF, me ndihmën e Ministrisë së Jashtme të RF, për të marrë informacion nga autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë dhe raportuar për të gjitha rrethanat e vdekjes tragjike të qytetarëve rusë, ” thuhet në mediat ruse.

Një nga viktimat ishte i shtrirë në një shezlong, dy ishin në një stol dhe i katërti ishte buzë pishinës me këmbët brenda saj. Një kolege e Sergey, Anastasia, ka folur për gazetën ruse.

“Sergey ishte një njeri shumë i mirë, nuk i kishte bërë keq askujt. Punonim së bashku. Ajo që ndodhi është shokuese. Ata vdiqën menjëherë, as nuk lëvizën. Të gjithë ishin në vendet e tyre. Jam e sigurt që ata nuk mund të mbyteshin apo të helmoheshin njëkohësisht. Dikush do të lëvizte apo duhej të rrëzohej, por ata qëndronin ulur në vendet e tyre. Nuk ka asnjë gjurmë. Ndoshta rezultatet e vërteta të autopsisë nuk do dalin kurrë në media. Ata nuk patën as kohë për të pirë apo ngrënë gjë. Dhe ata që shkruajnë gjëra pa kuptim, do të doja që të mos ndjenin dhimbjen që kemi ne,” tha ajo.

Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për veprën penale të vrasjes, por pa emër konkret. Hetuesit kanë dyshime se nuk mund të ketë funksionuar sistemi i ventilimit të pishinës, çka ka sjellë edhe mbingarkesën e ajrit duke shkaktuar asfiksinë e turistëve. Po kështu po verifikohet nëse mund të ketë pasur rrjedhje gazi në ambientin ku ata qëndronin. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY