Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Opinion” se pista kryesore e hetimit për vdekjen e 4 turistëve rusë në ambjentet SPA të një hoteli në Qerret, është ajo e asfiksisë.
Lala tha se ka shumë pak të dhëna lidhur me të shkuarën e katër turistëve, ndërsa tha se është kërkuar njëkohësisht edhe një kartelë për kohën e dizinfektimit të ambjentit kundër Covid 19 dhe preparative të përdorura për këtë qëllim.
Sergei është gjetur në tokë, në mënyrë të çrregullt. Natali gjithashtu ka qenë e rrëzuar në tokë, dhëndri tek bordura e pishinës i çrregullt dhe vajza në shezlong. Pishina ka qenë e mbyllur dhe është hapur enkas për këta 4 turistë”, tha Lala.
“Dyshimi më i fortë për momentin është që dyshohet për një asfiksi. Autopsia paraprake thotë që është asfiksi, por nuk prëcaktojnë nga ka ardhur kjo asfiksi. Elementi më i mundshëm është për shkak të klorit të përdorur në pushinë. Sot ka ka patur dy momente shumë kyçe: Është kërkuar një kartelë për dezinfektimin anticovid dhe materialet e përdorura. Është kontrolluar impianti i kaldajës, sepse zona e pishinës ka një ndarje të vogël me saunën dhe sauna ka qenë 63 gradë. Sot janë bërë dhe këto dy kontrolle. Është kërkuar nga grupi i hetimit të verifikohen edhe dezinfektantët e duarve”, tha gazetarja.
Lala tha se Ambasada Ruse nuk ka sjelle ekspertë të saj, por ka dërguar përfaqësues që kanë marr kontakt me mjekësinë ligjore dhje grupin ehetrimit. “Nuk përjashtohen edhe pista të tjera”, u shpreh gazetarja./Opinion.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/