Ministria e Drejtësisë ka nisur verifikimet mbi procedurat se si është emëruar në detyrë drejtori i paraburgimit 313 në Tiranë, raporton top channel.
Ky shtetas e mori detyrën gjatë kohës kur u dënua nga Gjykata e shkallës së parë në Durrës.
Por, nuk ka ende të dhëna konkrete se përse institucionet përgjegjëse mbyllën sytë përpara këtij fakti, duke e komanduar gjatë 2020, Edison Metaj, si titular të burgut më të rëndësishëm, brenda të cilit aplikohet regjimi i ashpër 41 biss
Ky katapultim i tij ndodhi gjatë kohës që ishte nën gjykim dhe kur u shpall fajtor, teksa ndaj Metaj rëndonte akuza e falsifikimit të dokumentave në bashkëpunim për një krim që prokuroria e akuzonte se e kishte kryer gjatë kohës kur ishte specialist i grupit të shoqërimit në burgje.
Ndonëse nga verifikimet e nevojshme rezulton se më pas Apeli e shpalli 45 vjeçarin të pafajshëm, zyrtari i paraburgimit më të rëndësishëm në vend rezulton se ka firmosur shkresa gjatë kohës që ndaj tij rëndonte vendimi i fajësisë, ashtu si i shumë të tjerëve brenda këtij burgu.
45 vjeçari Edison Metaj u hetua nga prokuroria e Durrësit për falsifikim dokumentash mbasi sipas akuzës dyshohej se ai përpiloi dokumenta false duke mos shpërblyer me orët shtesë policët e burgjeve që kishin shërbyer në spital, por efektivë të tjerë.
Komisari i burgjeve në atë kohë u dënua me shërbim prove, ndërkohë që pavarësisht dënimit u komandua në krye të 313 ndonëse vendimi i pafajësisë u dha disa muaj mbas marrjes së detyrës dhe konkretisht në nëntor 2020.
Kjo neglizhencë ka hedhur dyshime mbi filtrate e emërimeve në krye të burgjeve.
Nisur nga këto dyshime, ministria ka nisur kontrolle për mënyrën se si rekrutohen efektivët e policisë së burgjeve, bëjnë të ditur burimet e Top Channel.
Disa herë gjatë kësaj kohe zyrtarë të burgjeve janë përfshirë në hetime, por ende nuk ka një finale penale të këtyre dosjeve. Top channel
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/