Zyra e shtypit e PD ka zbardhur për gazetën Panorama fjalën e mbajtur nga kreu i PD, Lulzim Basha në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat.
Ndër të tjera Basha tha se ish-kryeministri Berisha kërkon ta lidhë vendimin e DASH për shpalljen e tij “non grata” me fatin e Partisë Demokratike.
“Kam shprehur disa herë dhe shpreh përsëri keqardhjen time për shpalljen non grata të Sali Berishës. Kam mbështetur e mbështes përpjekjet e tij për trasparencë e drejtësi. Për fat te keq ai po kërkon ta lidhë shpalljen e tij non grata me fatin e Partisë Demokratike. Në një anë ai po thotë nuk do të votojmë vendimin e qeverise amerikane për shpalljen e tij non grata. Nga ana tjetër po kërkon të votojë vendimin e Lulzim Bashës që është marrë në respekt të vendimit të SHBA. A nuk nuk është e njëjta gjë në aspektin e pasojave politike për PD? Përtej tymnajave, plani i tij, nëse do të flitej për një plan, është shndërrimi i Partisë Demokratike në një bunker antiamerikan për interesin e tij. Kjo është pa asnjë përpektivë qoftë për PD, qoftë për vetë Berishën. Dhe askush me një fije përgjegjësie ndaj sakrificës së demokratëve, duke nisur nga unë i pari nuk mund dhe nuk do ta pranojmë këtë” ka thënë Basha cituar nga Panorama.
Por syri.net ka publikuar ndryshe këtë pjesë duke përfshirë edhe debatin me deputetët.
“Lulzim Basha: Nuk i jam përgjigjur Berishës në ‘Foltore’, sepse nuk dua të hedh poshtë mundin e demokratëve. Po vetëpërmbahem për të treguar maturi, sepse po qe për t’ju kundërpërgjigjur, unë rrjedh nga një familje si nga Bashët dhe Hotët, që shquhemi edhe për gjëra të tjera. Plani i Berishës është që të marrë PD-në dhe ta bunkerizojë për interesa personale, për shkak të vendimit të SHBA-ve. Unë jam i vendosur më shumë se kurrë për mos ta lejuar këtë gjë”, citon syri.net Bashën.
Pjesa më poshtë është zbardhur njësoj:
Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të partisë demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur të jem unë i godituri i këtyre vendimeve. Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA. Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve për rrotacionin e pushtetit dhe normalizmin e demokracisë në vend. Orjentimi perendimor, proamerikan, euroatlantik e proeuropian janë për Partinë Demokartike me shumë se përcaktime ne statutin dhe dokumentet e saj. Janë identiteti i saj, kanë lindur në një orë me të, janë e do të jenë ADN-ja e saj. Vota e anëtarësisë së Partisë Demokraitke me obligon mua, forumet, të zgjedhurit dhe gjithë anëtarët e PD-së të qëndrojmë në këtë orjentim, ta mbrojmë atë. Po lëshuam këtë busull nuk jemi më Partia Demokratike“, tha Basha.
Ndërkaq në mbledhjen e grupit parlamentar ka pasë debate në lidhje me mungesen e diskutimeve në grup për amandamentet e paraqitura dhe shmangien nga komisionet të deputetëve qe shkojnë në foltore që nuk janë pasqyruar në zbardhjen e zyrës së shtypit të PD për Panoramën.
Edmond Spaho: Të shohim propozimet për ndryshime kushtetuese, të diskutojmë në grup, në organizmat politike të PD dhe mbi këto të marrim vendime. Nuk mund të vendoset për ndryshime kushtetuese me afate deri të mërkurën. Kjo nuk është serioze dhe nuk garanton suksesin e PD.
Luan Baçi: Ne që kemi dal në foltore dhe kemi opinione të ndryshme, nuk po pozicionohemi në komisioni, bëhen diferencime. Përpara se të firmosim amendamentet, duhet të kemi informacione paraprake, duhet të shikojmë draftet.
Ndërkohë ka patur edhe një replikë të deputetes Albana Vokshi me Bashën dhe Açkën.
”Ndjej nga diskutimet një tentativë ndarje mes deputetëve “të rinj” e “të vjetër”. Nuk bie dakort me këtë. Nuk duhet të ekzistojë fryma e ndarjes. Jemi të gjithë bashkë, një ekip. kjo tentativë ndarje që po bëhet këtu nuk na përket.
bëjmë retorikë këtu, në një farë mënyre, që të jemi bashkë. Bëjmë sikur nuk e dimë sa e vështirë është situata në terren. Ka ardhur nga lart por reflektohet poshtë më shumë se lart.
Grupi Parlamentar, Kryesia e Grupit Parlamentar, nuk duhet të kthehen në gjyqe politike. Gjithsecili duhet të ketë lirinë e fjalës. Ne jemi Parti Demokratike, me shprehje mendimi të lirë. Nuk duhet të kemi frikë. ky është forumi që ne duhet të flasim. Dhe më mirë të flasim këtu Brenda, t’I themi gjërat në sy, se sa të dalim e të flasim prapa krahëve apo nëpër tavolina, nën tavolina e të bëjmë intriga.
Sot është ditë e mirë sepse po i themi disa të vërteta në sy, flasim hapur dhe flasim këtu. Pa frikën që mund të përjashtohemi për një fjalë goje apo mund të bllokohemi apo shantazhohemi. Jo! Unë jam kundër!
Nuk bie dakort me motivacionin e shkarkimit (të Nokës), sepse unë gjykoj që duhet të jemi të lirë për të shprehur mendimin tonë.
Pjesa e “Foltores”, mendoj që gjithësecili prej nesh është I lirë të zgjedhë të shkojë ‘Foltore’ apo jo? Z. Berisha është thënë që është përjashtuar përkohësisht nga Grupi Parlamentar, por ai është lideri historik, është anëtar i Këshillit Kombëtar pra çfarë të keqe ka që të ndjekim ‘Foltoret’? Pse duhet të gjykohemi apo të bëhemi armiq pse dikush shkon e dikush nuk shkon? Është zgjedhje! Jemi Parti Demokratike!.
Dhe e fundit: pyetja që shtroi Flutura a ka nevojë Partia Demokratike për Berishizmin apo jo? Është një pyetje që nuk duhet të shtrohet këtu, sepse nuk vendosim ne këtu për këtë. Flutura tha që do të vendosim ne nëse i duhet Partisë Demokratike berishizmi. Jo! Vendos baza e Partisë Demokratike! Është një çështje që nuk duhet shtruar fare këtu, sepse ne duhet të flasim për ndryshimet Kushtetuese që janë të rëndësishme apo axhendën parlamentare. Pjesa tjetër i takon bazës”, ka thënë Vokshi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/