Studentët pa vaksina protestë më Tiranë, tek Shkencat e Natyrës përplasje me...

Studentët pa vaksina protestë më Tiranë, tek Shkencat e Natyrës përplasje me policinë, protestë tek zyra e ministres

47
0
Shares

Studentët e nisën me protesta shkollën ndërkohë që një pjesë e tyre nuk u lejuan ne auditore pa dëshminë e vaksinës.

Ata kanë protestuar ditën e sotme në orën 10:00 te sheshi ‘Nënë Tereza’ dhe Ministrisa e Arsimit për vendimin që është marrë nga ministria.

Tek Ministria e Arsimit në ‘Rrugën e Durrësit’ rruga për mjetet është bllokuar pasi studentët kanë zaptuar rrugën. Ata kërkuan që vaksinimi me detyrim të hiqet si dhe nëse është e nevojshme, testi PCR të jetë falas.

Disa grupe studentësh kanë protestuar tek Politekniku ndërkohë që kyeministria ishte rrethuar me policë nga frika e protestës së studentëve tek zyra e Ramës.

Përplasjet nisën fillimisht në fakultetin e Shkencave të Natyrës të cilët u përplasën e policinë pasi nuk lejoheshin që të futesh brenda auditoreve pa vaksinë. Ata bllokuan rrugën për të vijuar më pas marshimin drejt sheshit ‘Nënë Tereza’.

Studentët thanë se e drejta e arsimit është një e drejtë kushtetuese, dhe nuk mund të tjetërsohet nga asnjë vendim qeverie.

Në Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Durrës lejohen të hyjnë në auditore dhe studentët e pavaksinuar. Ndërkohë që në Vlorë, Shkodër dhe në Tiranë, studentët e pavaksinuar nuk u lejuan.

Në Elbasan ka nisur pa penalizime viti i ri akademik per studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Rektorati vendosi të mos i lërë studentët jashtë auditoreve sot, duke qënë se një përqindje e vogël  janë vaksinuar. Studentët e pavaksinuar pohojnë se nuk janë vaksinuar dhe shpresojnë të mos vaksinohen me detyrim, ndërsa të tjerë të vaksinuar pohojnë se e kanë marrë dozën vetëm se fundmi.

“Nuk e kemi bërë vaksinën. Do hyjmë si gjithë të tjerët që nuk e kemi bërë. Nuk e besoj ta bëj, nuk kemi ndërmend ta bëjmë. Nuk e dimë a do na pranojnë, në rast të tillë do mundohemi të bëjmë vaksinën skemi çfarë të bëjmë”, shprehet një prej tyre.

“Nuk kam dëshirë ta bëj. Nuk kam ndonjë informacion por nëse do të humbisja vitin do detyrohesha ta bëja“, perfundon një tjetër student.

Në Durrës studentët janë të paqartë si do të veprohet për këtë vit akademik pasi ka studentë të cilët janë paraqitur ditën e sotme pa test PCR apo certifikatë vaksinimi. Kanë qenë të shumë ata të cilët kanë deklaruar se nëse nuk do të lejohen në auditore të pavaksinuar, do të lënë shkollën.

“Me shumë emocione por do e marr me sportivitet. Nuk e kam bërë vaksinën, absolutisht nuk do e bëja. Nuk do jem dakord të bëj as testin. Po qe kështu do e lë shkollën fare. Do gjej një rrugëzgjidhje por vaksinën nuk do e bëj”, thotë i vendosur një prej studentëve.

“Nuk dua të bëj as vaksinën as testin, shumica nga ne nuk e përballojmë dot, mund edhe të lë vitin shkollor por vaksinën nuk do e bëjmë. Ne jemi ngritur edhe në protestë por prapë nuk kishte ndonjë ndryshim“, thotë një tjetër. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY