Policia ndaloi sot në Rinas një udhëtare shqiptare që vinte nga Anglia pasi kishte 200 paund më shumë se shuma që lejohet ta mbash me vete.
Ajo u ndalua dhe iu sekuestruan 10200 paund. Në Tiranë po ndërtohen dhjetra kulla me para të trafiqeve të drogës jashtë vendit. Ato kalojnë edhe nga Rinasi. Por a keni dëgjuar ndonjëherë të sekuestrohet ndonje shume më tepër se sa 30 mijë euro apo paund? Jo. Ata kalojnë.
Njoftimi i policisë:
Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Procedohet penalisht një shtetase.
Sekuestrohen 10.200 paund të padeklaruara.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është ndaluar për kontroll shtetasja N. M, 36 vjeçe, banuese në Londër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës iu gjetën 10.200 paund të padeklaruara, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/