Ish-kryeministri Sali Berisha është befasuar nga dhurata që i kanë bërë demokratët e Korçës për ditëlindje.
Fillimisht u këndua kënga “shumë urime për ty” dhe më pas Sali Berisha i fryu qiririt me numrin 77-të në tortën e ditëlindjes. Gjithashtu Berisha mori një buqetë me trëndafila blu, ngjyrat që simbolizojnë Partinë Demokratike. Më pas, Berisha deklaroi se ndihet shumë i lumtur që 77 vjetori i lindjes e gjeti në këtë qytet të mrekullueshëm dhe i angazhuar në nismën për të rihapur Partinë Demokratike.
Ish kryeministri Sali Berisha është pritur me ovacione në Korçë nga demokratët. Pasi e kanë uruar për ditëlindjen e 77-të, e gjithë salla është çuar në këmbë, duke brohoritur “O Sali, o hero. Gjithë Shqipëria ty të do”. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/