Pas takimit me ministren Britanike, Morton, kreu i PD, Lulzim Basha deklaron se opozita do bëjë gjithçka me partnerët britanikë, për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.
Komenti i Bashës:
Kënaqësi të prisja sot ministren për Europën dhe Amerikat, të Britanisë së Madhe, Znj. Wendy Morton.
Ndava me të prioritetet e PD-së që nga garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lufta kundër krimit të organizuar, prerja e lidhjeve të politikës me krimin dhe lirinë e medias. Diskutuam për praninë e investimeve britanike në Shqipëri dhe përpjekjet e qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë ndershmërisht në Britani të mund të pajisen me dokumenta. Ne do bëjmë gjithçka me partnerët tanë britanikë, për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/