Pritje e rrallë për Berishën në Kukës: Rama nuk meriton as 8...

Pritje e rrallë për Berishën në Kukës: Rama nuk meriton as 8 ditë në pushtet

127
0
Shares

Qindra qytetarë kanë dalë për të pritur ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili udhëroi sot drejt Kukësit për ‘Foltoren’  e radhës.

Aq të shumtë ishin qytetarët që e pritën ish-kryeministrin tek trau i Kalimashit, sa është bllokuar qarkullimi në rrugën e Kombit.

Pak minuta mënpas Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kukësit ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke u shpreh se ai nuk meriton as 8 ditë të qeverisë.

Berisha i bëri thirrje kryeministrit që të ndjekë foltoren e Kukësit, pasi siç u shpreh ai, kjo është çështje burrash dhe jo pengjesh.

“Në emrin tuaj do ti them Edvin, ndiqe këtë foltore. Kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh, burrash dhe grash të mira dhe jo punë pengjesh.

Sot ne mblidhemi në këtë foltore për të diskutuar së bashku për të vendosur së bashku që ti rikthejmë PD shpirtin e saj të lirisë, votën. Ti rikthejmë asaj forcën e atdheut, ti rikthejmë demokratëve dinjitetin për të cilën ata sakrifikuan shumë për të përmbysur komunizmin

Mblidhem në një moment kritik për vendin në një kohë kur një njeri i cili ka kaluar në këto 8 vite nga skandali në skandal, ka kaluar në këto 8 vite me qeverisjen e tij duke e shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Evropës. Duke e shndërruar Shqipërinë në vendin e dytë më të korruptuar të Evropës, duke e shndërruar Shqipërinë në vendin më të pashpresë, duke e shndërruar Shqipërinë në vendin e mjerimit. Jo 8 vite, por as 8 ditë nuk meriton Edi Rama të qeverisë.

Që nga Enver Hoxha deri më sot, shqiptaret nuk kanë pasur një kryeministër me antinjerëzor se Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri akuzoi Edi Ramën se e ka nisur këtë mandat si vasal të Beogradit. Teksa iu referua Ballkanit të Hapur, Berisha u shpreh se kjo nismë është armiqësi e hapur ndaj Kosovës.

“Megjithatë ky, nis mandatin e tretë pasi është shndërruar në një vasal të verbër të Beogradit.

Edi Rama në këto 8 vite në vend që të ndjekë nismën e Berlinit, të cilin e udhëheq Gjermania ndoqi nismën e Beogradit, Ballkanin e Hapur që e udhëheq padroni i tij Vuçiç

Edi Rama, nisma e Beogradit është vasalitet për Shqipërinë, është armiqësi e hapur ndaj Kosovës.

Kohërat janë kritike, kohërat janë vendimtare. Edvin, ti mendon se do të gëzosh këtë mandat. Dëgjoji pak ato daulle, po bien për ty. Mandat nuk gëzon ti, që ke vjedhur me qindra miliona, mandatin nuk e gëzon dot ti sepse vetëm në zonat e tërmetit ke përdorur 160 mln euro para për të blerë votat e njerëzve të varfër. Mandatin nuk e gëzon dot, sepse ke përdorur patronazhistët njëlloj si në kohën e baballarëve të tu për të terrorizuar shqiptarët. Mandat nuk ke ti. Dy ditë më parë dha dorëheqjen kancelari i Austrisë. Po pse e dha?

Sepse u akuzua se kishte dhënë para për të blerë qëndrime pozitive. Para mund të ketë dhënë, por jo më shumë se Edi Rama. Këto Edvin nuk ti fal ty, të jesh i bindur dhe mos luaj me burrat, sepse këto janë punë burrash dhe jo pengjesh”, tha ndër të tjera Sali Berisha.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY