Basha i ashpër, i përmbahet vendimit për Nokën: Nuk do të ketë...

Basha i ashpër, i përmbahet vendimit për Nokën: Nuk do të ketë asnjë tolerim

188
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha se PD s’mund të mbetet peng  i axhendave personale që kërkojnë ta kthejnë në një bunker për interesa të askujt ndërsa komentoi shkarkimin e Flamur Nokës si drejtues i komisionit të sigirisë në Parlament.

“Nokës i kam komunikuar shkarkimin nga detyra si nënkryetar i komisionit të sigurisë, nuk e kam përjashtuar por e kam paralajmëruar, nuk mundet PD që ka kundërshtar dhe armik Ramën dhe regjimin e tij të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë kryesore si opozitë që është lufta ndaj këtij regjimi me të gjitha format dhe mënyrat. Ne kemi lançuar iniciativa të shumta opozita dhe do të lançojmë të tjera, për të zhbërë dhe gërryer themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker për interesa personale të kujtdo qofshin këto. Prandaj shtrembërime të tilla nuk do të tolerohen”, deklaroi kreu i PD.

“Nuk do të ketë asnjë tolerim”. Ky ishte paralajmërimi i fortë i Lulzim Bashës ditën e sotme për Flamur Nokën nëse vazhdon, por edhe deputetët e tjerë. Ai tha nga selia blu se “ne nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale, sajesave dhe shpifjeve, që duan ta kthejnë PD në një bunker të axhendave personale, të kujtdo qofshin”.

Në mbledhjen e grupit ditën e diel, Lulzim Basha referuar akuzave nga baza, tha se “Qeverisja 8 vjeçare e PD ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin” duke shkaktuar irritimin e një pjese të demokratëve, mes tyre të Nokës. Por kush është llumi në PD? Këtë lideri demokrat e sqaroi ditën e sotme.

“Fraza të dala indirekt por edhe këtu nga këto shkallë të PD-së (prononcimi i Flamur Nokës dje) që janë sajesa dhe shpifje i shërbejnë Ramës bëhen për të demoralizuar demokratët. Këta janë llumi i tranzicionit. Ndërrohen qeveritë, këta pasurohen, ju varfëroheni dhe beteja ime është me ata. Këtu kërkohet fokus. A ka pasur llum në kohën e qeverisjes së PD? Po, një pjesë e kemi pastruar, njerëz që kanë kontrata me inceneratorët, hapin gropa për të pastruar paratë, njerëz që janë të shantazhuar. Që këto para të vendosura me praktika korruptive që i përdorin për të shantazhuar demokratët në një rrugë pa krye dhe të akuzojnë.

PD është shpresa e vetme e këtij vendi. Kushdo që mendon se do ta kthejë PD në bunker të interesave personale apo të ndryshojë orientimin, apo bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes sonë, që një pjesë i kemi pastruar dhe një pjesë kanë mbetur, demokratët i dinë, pazaret që kanë bërë dhe bëjnë me Edi Ramën. Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd që di bjerë me shkelm interesave të demokratëve” tha ai

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY