E rëndë në familjen shqiptarre në Francë, 13 vjeçari merr armën dhe...

E rëndë në familjen shqiptarre në Francë, 13 vjeçari merr armën dhe qëllon për vdekje babain

132
0
Shares

Një 13-vjeçar shqiptar qëlloi në Francë babanë e tij me një plumb në kokë pasi nuk mund të duronte dhunën ndaj nënës së tij.
Familja jetonte prej disa kohësh në Francë.

Nëna u shpjegoi hetuesve francezë se gjithçka kishte nisur pas një sherri mes saj dhe bashkëshortit.

Mbrëmjen e ngjarjes tragjike ai kishte shkuar i dehur në shtëpi duke shfaqur sjellje agresive. Mjeku megjithatë tha se në trupin e saj nuk kishte asnjë shenjë të dhunës fizike.

Megjithatë familjarët pretendojnë të kundërtën. Ata thonë se djali i madh i familjes vetëm 13-vjeç nuk mund ta duronte kërcënimin ndaj nënës së tij.

Ai shkoi të merrte armën e babait të tij dhe u kthye në kuzhinë. Aty më pas qëlloi ndaj babait të tij, në sy të nënës dhe motrës së vogël vetëm 7-vjeçare.

Djali më pas u largua me vëllanë e tij më të vogël. Ata fshehën armën në disa shkurre pranë shtëpisë dhe më pas u endën deri sa zbardhi dita rrugëve të Nancyt, para se të dorëzoheshin në polici. Djali pranoi se e kishte kryer ai vrasjen dhe tashmë është dërguar në qelinë e paraburgimit.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY