Tirana, një marrëveshje të zgjeruar edhe politike me Britaninë, ja cili është...

Tirana, një marrëveshje të zgjeruar edhe politike me Britaninë, ja cili është niveli

102
0
Shares

Britania e Madhe dhe Shqipëria miratojnë Këshillin e Përbashkët të Partneritetit, njoftoi sot ambasada britanike në Tiranë.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar për Evropën dhe Amerikën, Wendy Morton, ranë dakord sot në Tiranë për të mbajtur mbledhje të rregullta të Këshillit të Përbashkët të Partneritetit, duke nisur nga fillimi i vitit 2022, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Angazhimi për Këshillin e Përbashkët të Partneritetit shënon një zhvillim të rëndësishëm pozitiv në marrëdhëniet MB-Shqipëri dhe i lejon të dyja vendet të mbajnë dhe të ndërtojnë bashkëpunimin e ngushtë aktual në një gamë të gjerë fushash, përfshirë këtu dialogun politik dhe përpjekjet e përbashkëta për tregtinë dhe investimet, të drejtat e njeriut, sigurinë, kulturën dhe ndryshimet klimatike.

“Vendimi për të mbajtur mbledhjen e pare të Këshillit të Partneritetit në 2022 konfirmon mbështetjen e Britanisë për axhendën ndërkombëtare dhe të reformave të Shqipërisë, për tregtinë, të drejtat e njeriut dhe arsimin.
Mbretëria e Bashkuar angazhohet të ndërtojë një marrëdhënie më të afërt me Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”, tha Wendy Morton.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY