Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama-Manastirliu presin shefin e kompanisë Pfizer, Brenda muajit vijnë 170 mijë vaksina, pjesë e kontratës me kompaninë Pfizer

11/10/2021
Rama-Manastirliu presin shefin e kompanisë Pfizer, Brenda muajit vijnë 170 mijë vaksina, pjesë e kontratës me kompaninë Pfizer
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tiranë, 11 Tetor – Kryeministri Edi Rama bashkë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë pritur në Shqipëri shefin e kompanisë Pfizer, Albert Bourla ku kanë parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaskinave në depon e barnave në QSUT me qëllim për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me vaksina Pfizer, në përmbushje të planit të vaksinimit AntiCovid.

Manastirliu tha se kapacitetet ruajtëse janë më të larta dhe që mund të ruajnë deri në 4-5 milionë doza vaksinash, ndërkohë që bëri me dije që këtë muaj presin të vijnë 170 mijë doza vaksine falë marrëveshjes me kompanisë Pfizer.
“Aktualisht kapacitetet tona janë më të larta. Kështu që mund të ruajmë mbi 4-5 milionë doza vaksinash. Jemi të mirëpërgatitur. Po rrisim kapacitetet tona për zinxhirin ftohës sepse të gjithë e dimë që është e rëndësishme jo vetëm që të marrim vaksinat por edhe që të përpiqemi që të ruajmë cilësinë e tyre. Në Shqipëri ne kemi aktualisht rreth 665 mijë të vaksinës Pfizer. Po presim në fakt dorëzimin e pjesës së parë të dërgesës nga kontrata e re, në datën 17 tetor, 170 mijë doza vaksine”, tha Manastirliu.
Duke falenderuar shefin e kompanisë Pfizer për mbështetjen, Kryeministri Rama tha se kur shumë vende mbyllën dyert e tyre, kompania Pfizer u gjend aty për të ndihmuar Shqipërinë.
“Pa ju në fillim ky vend do të kishte vuajtur shumë psikologjikisht nga pamundësia për të nisur vaksinimin dhe siç ju thashë në zyrë herën e parë që ne u takuam ju hapët dyert në momentet që New York-u ishte mbyllur tërësisht dhe ne në zemër të BE dhe duke qenë këtu e ndërkohë shihnim të tjerët që kishin nisur dhe të mos kishim vet të fillonim ishte shumë e rëndë”, tha Rama.
Shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla u shpreh i lumtur që u bëmë miq gjatë kësaj sfide dhe për mundësinë që kishte për të ndihmuar Shqipërinë.
“Kur ju shihja Juve që erdhët dhe filluat të gjenit argument për të marrë dozat e para ishte shumë bafasuese. Isha shumë i lumtur që pata mundësi tju ndihmoja dhe jam shumë i lumtur që u bëmë miqë gjatë kësaj sfide dhe dua t’ju falenderoj për miqësinë Tuaj”, tha Bourla. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026
Rama në Lungomare 4, shetitorja 500 metra do të jetë 7 metra e gjerë

Rama në Lungomare 4, shetitorja 500 metra do të jetë 7 metra e gjerë

13/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.