Çuçi pret ministren britanike për Evropën: Diskutuam për bashkëpunimin në luftën kundër...

Çuçi pret ministren britanike për Evropën: Diskutuam për bashkëpunimin në luftën kundër krimit

39
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim me ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton, e cila ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Lufta kundër krimit të organizuar dhe rritja e kapaciteteve të kontrollit në pikat kufitare ishin ndër çështjet që u diskutuan mes tyre.

“Prita sot në një takim ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton. Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në luftën kundër krimit të organizuar, rritjen e kapaciteteve në pikat e kalimit kufitar dhe sidomos në portin e Durrësit, si dhe për programet me fokus parandalimin e të gjitha formave të paligjshmërisë. Prej vitesh Shqipëria dhe Britania e madhe kanë një bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë, kontrollit kufitar dhe goditjes së trafiqeve”, shprehet ministri Çuçi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY