Ish Kryeministri Berisha do të mbajë nesër, të martën Foltoren në qytetin e Kukësit. Përmes një postimi në rrjete sociale Berisha ka bërë thirrje demokratëve që të përfshihen në nismën e tij për një PD të bashkuar, të fortë dhe të hapur.
“Diten e marte me daten 12 tetor ne ora 17:30 ne Pallatin e Kultures do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.
Ftoj demokratet dhe demokratët e Kukesit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!”, shkruan Berisha.
Kjo është foltorja e shtatë që mbahet nga ish Kryeministri berisha në të cilat ai ka kërkuar një kuvend të jashtëzakonshmë të PD-së, ndryshime në statut dhe largimin e kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/