Pas masës ndëshkuese të kryetarit të PD, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë edhe deputetja Albana Vokshi.
Ajo nuk ka cituar rastin edhe pse kërkon që PD të respektojë lirinë e brendshme.
“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në.
Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e con PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt”, shkruan Vokshi pak minuta pas vendimit të Bashës. Vokshi po ashtu është n/kryetare e komisionit të Shlndetësisë.
Ndërkohë ka reaguar edhe deputeti Tritan Shehu.
”Vazhdon cikli i ndeshkimeve te nates nga Z.Basha!
Po lexoj ne media se Z.Noka qenka shkarkuar pak me pare nga detyra e tij si N.Kryetar i Komisionit te sigurise, dhe per me shume eshte paralajmeruar per perjashtim nga Grupi Parlamentar….sepse paska folur a thene dicka!!
Sikur Noka te ishte Zhukovi i BS, qe u shkarkua ne ajer nga frika se mos nxirte tanket ne Moske ne mengjez!
I dyti „ndeshkim“ ky, pa asnje vendim kolegjial, pa u pyetur asnje forum, as Grupi vete, i marre nga Z.Basha ne oret e vona!
Fill mbas atij per Z.Berisha.
Te dyja arbitrare, pa respektuar rregullat, statutin, parimet e demokracise!
Pra realisht te pa vlefeshme, nul!
Ngjarje keto krejtesisht te gabuara per nje Parti Demokratike!
Ngjarje keto, qe ne fakt jane krejt ne kundershtim edhe me ate qe ne duhet te bejme e te realizojme.
Ne vend qe te rrezojme Ramen po “rrezojme” veten tone.
Nje element me shume ky, qe tregon sa i domosdoshem eshte Kuvendi i yne Kombetar, per te diskutuar e debatuar se bashku, per te dale nga kjo spirale kaq e rrezikeshme ndeshkimesh e perjashtimesh, qe po u la keshtu asnje nuk mund te parashikoje deri ku do shkoje e si do te perfundoje.
Nje gje mund ta parashikojme, faktin se kjo metodike, keto “masa” nuk ndjellin asgje te mire per PD; demokratet, demokracine shqiptare.
Prandaj sa me shpejt te shkojme ne Kongresin tone!”, shkruan Shehu. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/