Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjekmarkaj me përfaqësuesen e OSBE për Median: Qeveria me ministri propogande, shqetësuese situata në AMA e RTSH

11/10/2021
Gjekmarkaj me përfaqësuesen e OSBE për Median: Qeveria me ministri propogande, shqetësuese situata në AMA e RTSH
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias, Agron Gjekmarkaj u takua sot me përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias, Teresa Ribeiro dhe Ambasadorin e OSBE, Vincenzo Del Monaco.

Gjekmarkaj i ka thënë zonjës Ribeiro se agjencia për mediat e miratuar nga qeveria, rrezikon të shndërrohet në ministri propagande po ashtu si lajmi gjatë qeverisjes së kryeministrit ka funksione  kryekëput propagande.

Shqetësim tjetër që Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Medias ngriti në takim ishte edhe situata problematike tek AMA dhe në këshillin mbikëqyrës të RTSH.

Deklarata e plotë e Agron Gjekmarkajt:

Sot pata nderin të takoj zonjën Teresa Ribeiro, Përfaqësuese e OSBE për lirinë në media si dhe Ambasadorin e OSBE në Tiranë shkëlqesinë e tij Vincenzo Del Monaco me të cilët shkëmbeva pikëpamje dhe ide mbi çështje të lirisë së mediave  në vendin tonë! U shpreha atyre keqardhjen se sot një Konferencë e rëndësishme për gazetarinë kritike nën kujdesin e OSBE u bë nën ombrellën e Qeverisë ku spikati Kryeministri i vendit dhe ministra të tij ndërsa përfaqësues të Opozitës morën ftesa pa emër si dëgjues sa për të mbushur sallën ! Po ashtu u shpjegova se historikisht në Shqipëri pavarësisht  në ka qeverisur e djathta apo e majta problemi kryesor ka qene qeveria në raport me mediat fjalën dhe lirinë, por asnjëherë si në këto vite  lajmi ka funksione  kryekëput propagande, ky Kryeministri ka Tv personal dhe po kaq ka miratuar edhe një agjenci, e cila rrezikon të shndërrohet në ministri propagande ndonëse ne e kemi një agjenci shtetërore lajmesh!

Lajmet dalin të paketuara e të ambalazhuara siç i do Kryeministri. Gazetaret e kanë të vështire ta marrin informacionin në burim.

Gjithaq problematike është situata tek AMA ku në shkelje të ligjit u zgjodh zëdhënësja e PS në krye të këtij institucioni  me një procedure ndërtuar mbi insistim dhe sherbestari politike.

Po  ashtu mazhoranca në mënyre golpiste ka uzurpuar këshillin mbikëqyrës së RTSH  i cili duhet me urgjence të kthehet në legalitet e funksionim, duke i rikthyer sipas formulës Opozitës vendet e saj. Gjithashtu informova miqtë për situatën në media ku një pjese e konsiderueshme e tyre janë nën diktat prej marrëdhënieve të tërthorta apo të drejtpërdrejta interesi që kanë me Qeverinë.

Ligji antishpifje tundet here pas here mbi horizontin mediatik më shumë si kërcenim sesa nevojë për vetë rregullim në sfidë të vazhdueshme me nevojat e komunitetit dhe të perspektivave të lirisë.

Mora premtimin e Zonjes Ribeiro për një monitorim thelbësor të çështjeve të ngritura  dhe e sigurova atë se në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Medias si përfaqësues  i Opozitës shqiptare do të jem dhe do të jemi vigjilent ndaj çdo kërcënimi të lirisë së opinionit dhe nevojave të punëtoreve të saj!

Ne jemi pas tridhjetë vitesh në këtë pike si shoqëri në tranzicion prej politikes së vjetër dhe autoritariste, ku liria e fjalës shpesh shihet si armik për fajin tonë dhe jo të organizatave ndërkombëtare për mbështetjen e te cilave kemi shume nevoje si arbitrazh bazuar mbi parime demokratike  dhe jemi krejt të hapur! m.k

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRI/ U mor peng biznesmeni i ndërtimit në Tiranë, zbulohet kush është

EMRI/ U mor peng biznesmeni i ndërtimit në Tiranë, zbulohet kush është

13/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

So e komenton Berisha fitoren e Magyar në Hungari, shembull i zgjedhjeve të lira

13/04/2026
TIRANË/ Operacioni “Hijet”, rrëmbyen dhe dhunuan një 32-vjeçar për para, arrestohen 2 të rinj

TIRANË/ Operacioni “Hijet”, rrëmbyen dhe dhunuan një 32-vjeçar për para, arrestohen 2 të rinj

13/04/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

FIER/ Mbetet pa jetë në dritaren e shtëpisë që do vidhte

13/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRI/ U mor peng biznesmeni i ndërtimit në Tiranë, zbulohet kush është

EMRI/ U mor peng biznesmeni i ndërtimit në Tiranë, zbulohet kush është

13/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

So e komenton Berisha fitoren e Magyar në Hungari, shembull i zgjedhjeve të lira

13/04/2026
TIRANË/ Operacioni “Hijet”, rrëmbyen dhe dhunuan një 32-vjeçar për para, arrestohen 2 të rinj

TIRANË/ Operacioni “Hijet”, rrëmbyen dhe dhunuan një 32-vjeçar për para, arrestohen 2 të rinj

13/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.