Shumica socialiste do të votojë kundër hetimor “Becchetti” të kërkuar nga Partia Demokratike, ndërsa do votojë në parim dy komisionet e tjera hetimore atë për “inceneratorët” dhe “masakrën zgjedhore”, u vendos sot gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist nën drejtimin e Taulant Ballës.
Lidhur me dy komisionet hetimore për “Inceneratorët” dhe “masakrën zgjedhore” mësohet se do të kërkohet riformulim i objektit të hetimit.
Të enjten pritet që Parlamenti të votojë në seancë tre komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.
Kreu i PD, Lulzim Basha prezantoi pak ditë më parë inisiativat.
“Ne jemi në këtë parlament ne funksion të kthimit të legjitimitetit dhe të demokracisë në vend i cili është asgjësuar nga masakra zgjedhore e 25 prillit”, do të shprehej Basha gjatë një deklarate për mediat.
Ndërkaq kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se mazhoranca do të votojë kundër ngritjes së komisionit hetimor për çështjen “Becchetti” sepse bie ndesh me interesat e Shqipërisë.
“Lidhur me ngritjen e komisioneve hetimore, dua tju bëj me dije se nga PD kanë ardhur 3 kërkesa. Njëra prej kërkesave bie në kundërshtim me vendimin e gjykatës Kushtetuese. Është e vërtetë që pakica ka të drejtë të ngrihet një komision hetimor, por kur kërkesa bie në kundërshtim me kushtetutën… Unë besoj që bie në kundërshtim me interesat e Shqipërisë. Shpresoj që PD të kuptojë që në këtë fazë të arbitrazhit, interesi që duhet të prevalojë është interesi i Shqipërisë. Ky ka qenë edhe sugjerimi i Avokatit të Shtetit, dhe ne mund ta ngremë këtë çështje në një moment të dytë.
Do mbaj qëndrimin e plotë të mazhorancës në seancë lidhur me këtë çështje. Investimi i Kuvendit të Shqipërisë mund të vendose të pikëpyetje ecurinë e procesit. Procesi gjyqësor i arbtirazhit ka qenë një proces konfidencial. Mund ta dëmtonte palën, në këtë rast Shqipëria. Jemi njoftuar që ka një proces edhe në Gjykatën Evropianë të të Drejtave të Njeriut, që ka kërkuar që informacioni për këtë çështje të jetë konfidencial. Në dy komisionet e tjera mjafton të ketë disponibilitet nga Grupi I PD, dhe jemi pranë gjetjes së një formulimi, që në radhë të parë duhet të respektojë prezumimin e pafajësisë. Nëse PD pretendon se ka pasur masakër zgjedhore, këtë nuk mund ta pranojë edhe unë. Duhet të shkojmë drejt një formulimi që bazohet te prezumimi i pafajësisë dhe shton “pretendimet”. Por duhet të prevalojë parimi i pafajësisë dhe të hetohen pretendimet”, tha Balla.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/