Rama konfirmon shkarkimin e Ardi Veliut nga detyra e lartë

Rama konfirmon shkarkimin e Ardi Veliut nga detyra e lartë

48
0
Shares

Ardi Veliu nuk është më Drejtor i Pergjithshëm i Policisë së Shtetit, konfirmoi Kryeministri Edi Rama me një mesazh në Twitter.

Kryeministri e vlerëson Ardi Veliun për atë që ka dhënë në detyrën e tij.

“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama.

Ajo që bie në sy në letrën e Ardi Veliut është se dorëheqja ka ardhur përshkak se Veliu dëshiron t’i përkushtohet familjes, mirëpo largimi i tij nga detyra vjen pak ditë para përfundimit të afatit 100 ditor dhënë nga Rama për transformimin e Policisë së Shtetit, urdhër ky i përfolur shumë si një afat për largimin e Ardi Veliut. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY