Ardian Çollaku, personi që mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm në Elbasan, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Traumës në Tiranë. Çollaku kishte pësuar vdekje klinike pas goditjes me disa plumba.
I vdekur në këtë atentat mbeti dhe Lulzim Bitri pasi u qëlluan në pritë pranë një karburanti të zonës.
Pak momente më pas Policia gjeti një makinë të djegur në Balldren, që dyshohet se u përket autorëve. Pavarësisht se grupet e hetimit shkuan me shpejtësi në vendngjarje, autori/autorët ende nuk janë kapur.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar që pas dënimit në Itali, Çollaku vidhte automjete dhe ua shiste grupeve kriminale për të kryer vrasje. Dyshohet se ai ka bashkëpunuar dhe me grupin e Dubait dhe të Erion Alibejt, i cili është vëllai i Endrit Alibejt, i cili mbeti i vrarë në “Masakrën e Bradasheshit” në vitin 2018.
Ndërsa viktima tjetër Lulzim Bitri, rezulton të ketë lidhje të fortë me Talo Çelën, një nga miqtë e tij më të afërt. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/