Nxënësit e shkollës franceze në Tiranë pastrojnë plazhin në Durrës

Nxënësit e shkollës franceze në Tiranë pastrojnë plazhin në Durrës

88
0
Shares

Fundjavën e kanë kaluar duke pastruar njërin nga plazhet e ndotura të qytetit të Durrësit. Është një inisiativë e vaçantë e nxenësve, mesuesve dhe drejtuesve të Shkollës Franceze të Tiranës (Ecole Française Internationale de Tirana) e cila u kurorëzua këtë të shtunë ku fëmijët bashkë më mesuesit dhe prindërit kanë marrë pjesë në pastrimin e plazhit “Rinia” në qytetin bregdetar.

Nxënësit e kësaj shkolle shfrytëzuan fundjavën për të filluar pastrimin e plazhit edhe nën kordinimin e Bashkisë së Durrësit që ka përkrahur projektin e shkollës për të marrë përsipër pastrimin e një plazhi në bregdet.

Por ideja e pastrimit të plazhit do të jetë e lidhur edhe me projektin e nxenësve të kësaj shkolle që për të gjithë ato mbeturina që u gjetën në plazh të flitet edhe ne kurset e shkollës që ndërgjegjësimi të jete edhe më i madh.

Sipas drjtuesve të Shkollës Franceze të Tiranës të cilët e kanë bërë publik lajmin në faqen në facebook të shkollës, ky zhvillim është një mundësi për nxënësit që të tregojnë angazhimin e tyre për veprimet solidarizuese të zhvillimit të qëndrueshëm. syri

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY