Basha për çmimin e energjisë: I vodhi paratë me oligarkët, tani po...

Basha për çmimin e energjisë: I vodhi paratë me oligarkët, tani po ngre çmimin. Nxitim çdo formë reagimi popullor

48
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se rritja e çmimit të energjisë lajmëruar nga kryeministri është tjetër pasojë e keqqeverisjes.

“Dështimeve, vendimmarrjes gjakftohtë por kriminale që paratë që duhet të çonte për uljen e cmimit të energjisë e karburanteve i ka marrë, këto cmime i ka shtuar dhe me paratë e mbledhura ka pasuruar veten e një grusht oliogarkësh” u shpreh Basha per mediat pas mbledhjes me grupin parlamentar.

Basha tha se detyra e opozitës nuk është vetëm denoncimi, por do të mbështsë dhe nxisë të gjitha format e reagimit popullor.

“Përballë kësaj ne kemi jo thjesht e vetëm propozimet që u bënë publike dje e do zhvillohen në detaje nga parlamentaret e ekspertët tanë, por po kështu do bëjmë gjithcka për të ndalur këtë fatkeqësi të re që Rama po përgatit, këtë sëpatë që po mpreh për qafën e holluar e varfëruar të shqiptarëve, për tavolinat e tyre të zbrazura për xhepat e tyre ku do fusë duart për të mbyllur gropën e korrupsinit.

Kjo gropë e krijuar nga korrupsioni i Ramës tash 8 vite në kurriz të ekonomisë, kjo gropë s’mund të mbushet…

Ka vetëm një mënyrë, që paratë e zhvatura me PPP, tendera korruptivë, koncesione e afera që janë të vetmet gjëma të Ramës karshi publikut, të shërbejnë për të plotësuar ato hapa të menjëhershëm që kemi propozuar, janë rruga për ti dalë para kësaj fatkeqësie që nuk vjen nga jashtë, por nga keqeverisja e korrupsioni.

Detyra jonë s’është vetëm denoncimi, por ti tregojmë shqiptarëve që me një qeveri të përgjegjshme që nuk është kjo, ka zgjidhje. Edhe t’i qëndrojmë në krah shqiptarëve kudo që janë të nxisim e inkurajojmë mbështesim të gjitha format e reagimit popullor se ky është problem kombëtar”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY