Franga ka vendosur të tregojë historinë e saj në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek e Diela Shqiptare. Ajo ka treguar se babai i vet e ka martuar ende pa lindur dhe ka këmbëngulur për vite me radhë që ta martonte me djalin që ai dëshironte.
Ajo vazhdoi shkollën dhe nuk dëshironte që të martohej me atë që kishte zgjedhur babai dhe gjithmonë e kundërshtonte.
Ajo nuk e dëgjoi fjalën e babait dhe u martua me dikë tjetër sepse vendosi që të zgjedhë vetë fatin e jetës së saj dhe jo ta lejë të ardhmen e saj në dorën e të tjerëve. Franga tregoi se nuk ia ka falur kurrë këtë gjë të atit edhe pasi ai vdiq. Ajo ka treguar gjithashtu se babai i tyre është sjellë keq me vëllezërit e saj dhe të ëmën dhe për këtë gjë nuk e konsideron më si prind.
“Shpesh herë mund të thoni që qenke shumë katile. Me vëllezërit e mi, babai im është sjellë jashtëzakonisht shumë keq. Ishte shumë katil, i torturonte. Mbaj mend një moment, kur vëllain tim e ka lidhur me një tel në dorë dhe një tel në këmbët edhe e rrihte me dajak sepse vëllai im kishte kullotur delet dhe ato kishin hyrë dhe kishin bërë dëm në parcelat e kooperativës.
Edhe me nënën time është sjellë jashtëzakonisht keq. Në vitin e parë të shkollës së mesme, im atë kur vjen e më merr tek shkolla për të shkuar tek shtëpia një të shtunë, fillon dhe më tregon se si kishte torturuar nënën time, kur ai i kishte vënë litarin në fyt. Unë nga ai moment, babain nuk kam dashur ta shoh me sytë e ballit, për mua ai nuk ishte më baba”, është shprehur Franga.
E martuan pa u lindur, Franga: I shkruajta vjehrrës letër e i thashë nuk e marr kurrë djalin tënd
Ardit Gjebrea: Tani gjatë viteve të studimeve t’i nuk u lidhe me njeri.
Franga: Absolutisht jo. Xhovalini pa mbaruar vitin e parë të shkollës së mesme, aty në konvikt kisha motrën e nuses së vëllait tim dhe më thotë do vish me mua të bëjmë një telefon se atëherë skishte telefona. Atë natë që dola, ishte nata e vetme që dola, ishte e Mars dhe ne takuam në rrugë vjehrrën. Kjo tani, pa të keq, ishte takuar me tim at dhe i kishte thënë që takova Frangën.
Im at tani ishte ndjerë keq, çdo Franga natën? Më vjen drejt dhe në konvikt e më tha që nuk dua të dalësh më natën jashtë. E di që ke familjen e burrit këtu? Shkoj tek dhoma, marr copën e letrës dhe e qëndis për vjehrrën. I shkruajta që djalin tënd unë nuk e marr për sa të jetë jeta.
E merr letrën dhe shkon tek im at. Vjen prapë im at tek shkolla e më thotë do të të heq nga shkolla. I thashë që ajo punë nuk bëhet më. Në vitin e katërt të shkollës së mesme e pa që unë po rritesha, e fillova të reagoja nuk donte që të vazhdoja vitin e katërt. Çfarë ka hequr nusja e vëllait tim që t’ja mbushte mendjen që të më lejonte të nesërmen që të vazhdoja vitin e katërt. Mbaroi viti i katërt dhe unë plotësoja të gjitha kushtet për të vazhduar shkollën e lartë. Fitova bursën.
Ardit Gjebrea: Premtimi vazhdonte që unë do vazhdoj shkollën por nuk do lidhem me asnjë njeri.
Franga: Po më vinin zëra që nuk ka problem që e vazhdon shkollën, por djalin do e marrë. Më thotë im atë që ti nuk do vazhdosh shkollën me këto mend që ke. I thashë që mendja im nuk ndërron me. Kam shkuar në shkollë të lartë, por im atë nuk donte t’ja dinte nëse më duheshin këpucë apo gjë tjetër. Si përfundim kam shkuar në shkollë të lartë me rrobat e nuseve të vëllezërve të mi që unë i falënderoj shumë. Unë sot e kësaj dite kam 4 vëllezër nga ana ime dhe 2 vëllezër nga ana e Xhovit dhe 6 nuse të këtyre që për mua janë motrat e mia.
Franga: Më martuan pa u bërë fekondimi i vezës, në klasë të tretë i gjuajta vjehrrës me kumbulla
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe kur të martuan?
Franga: Nuk bëhet fjalë për vite, pa u bërë akoma fekondimi i vezës.
Ardit Gjebrea: Nëse do vinte në jetë Franka, ajo do ishte e martuar me…?
Franga: Me Xhovalinin.
Ardit Gjebrea: Po ai kishte lindur?
Franga: Pa lindur dhe ai. Babai kishte një hallë që e quanin Franga e cila nuk bënte dot fëmijë, jetonte me burrin e vetë dhe me kunatin. Kunati kishte një fëmijë, në moshë me babain tim dhe tha, kur t’i lindë një djalë, djalit do i vihet emri Xhovalin, siç e kishte i shoqi i Frangës, kur të të lindë një vajzë ty do i vesh emrin Franga e kur të lindin, të rriten do të martohen bashkë që të mos humbasin kurrë emri i çiftit Franga me Xhovalinin.
Lindi Xhovalini para, pas një viti lindi dhe Franga, vijnë e shohin Frangën, nusen sapo kishte lindur , gëzim shumë i madh sepse i ka lindur nusja, djalit. Kalojnë vite dhe mua më kujtohet si sot, isha në klasën e tretë, në një moment po vinte në shtëpinë tonë e ëma e djalit, vjehrra. Sa afrohet, filloi të qeshte dhe tha nusja e djalit tim. Unë marr kokrra nga kumbulla që isha dhe e gjuaj dhe i them unë kurrë nuk e marr djalin tënd dhe ajo qeshte hahaha.
Ardit Gjebrea: Pra ti që në klasën e tretë i gjuaje vjehrrës me kumbulla?
Franga: (Qesh). Kalojnë vit pas viti, në klasën e 8, problemi ishte Franga do vazhdojë shkollën, apo Franga do të fejohej, martohej, e krijojë familjen si të gjitha bashkëmoshataret e mia. Për nënën time unë do e lija shkollën dhe nuk do e kisha vazhduar, për të do kisha thurur triko, çorape, të thurja pajën dhe të shkoja tek Xhovalini.
Kur isha unë në klasën e shtatë, djali ishte në klasën e tetë, vinte nga qyteti në shkollën ku isha unë, në Balldren me biçikletë. Im at më dha sinjalin që do vazhdojë aty klasën e tetë.
Ardit Gjebrea: Ti deri në klasën e 7-8 ishte takuar ndonjëherë me Xhovalinin?
Franga: Absolutisht jo. Kur po mbaroja klasën e tetë babi më tha si do bëjmë a do vazhdosh shkollën apo të fejohesh e martohesh? I them do vazhdoj shkollën. Më thote me një kusht, që vitet që do vazhdosh shkollën të mos lidhesh me asnjë njeri tjetër. Ja dhashë fjalën.
E martoi pa u ngjizur, habit Franga: Nuk i fola kurrë babait e nuk e fal edhe tani që ka vdekur
Ardit Gjebrea: Na trego historinë e Xhovit, si u dashurove?
Franga: Kur isha në vitin e katërt në fakultet ai ka shkruar një telegram se Franga pushimet verore nuk është sjellë mirë prandaj të përjashtohet nga universiteti. Dekani i fakultetit kishte mbledhur të gjithë pedagogët, ishte alarmuar jashtë mase. Pedagogët ishin revoltuar aq mase sa që kishin arritur në përfundimin se ky baba ka probleme mendore. Ai nuk kishte probleme mendore, kishte probleme me mentalitetin.
Xhovalini nuk më ka interesuar hiç, por në vitin e parë të shkollës së mesme u njoha me shoqen e klasës sime që u lidhëm shumë për katër vite, u lidha dhe me familjen e saj. Në vitin e tretë të shkollës së lartë, babai i Arjanës flet me një kushëririn tim dhe i thotë që unë i kam gjetur një djalë special Frangës që ishte djali i tij. Unë njihja të gjithë pjesëtarët e familjes së Arjanës, i vetmi person që unë nuk e kisha takuar asnjëherë ishte vëllai i saj që quhej Xhovalin. Ishte komplet një person i panjohur për mua.
Ardit Gjebrea: Si nuk tu ndanë Xhovalinët nga jeta jote?
Franga: Ishte e shkruar, thonë që martesa është fat që unë do bëhesha Franga e Xhovalinit.
Ardit Gjebrea: E Xhovalinit që ishte fati yt pa u lindur akoma apo e Xhovalinit të dytë?
Franga: Jo e këtij Xhovalinit që doli kështu.
Ardit Gjebrea: Kur u lidhe me Xhovalinin?
Franga: Jam lidhur vetëm kur linda kalamajtë. E kundërshtova jashtë mase këtë bashkim, mirëpo i ati ishte aq këmbëngulës saqë erdhën në shtëpinë time të kërkonte dorën, pa marrë miratimin tim edhe pse gjeti një atmosferë shumë të ndezur në familjen time sepse ishe Xhovalini tjetër që i ishte dhënë fjala.
Babai nuk pranoi kurrën e kurrës dhe kur e pashë që zjarri nuk po shuhej unë e ndava mendjen. Deri dje babai nuk më ka ndihmuar që të merrja shkollën, sot fatin e jetës sime do e komandoj vetë, do marr vetëm djalin tënd. Nuk pranoi asnjëherë që të ndahej dita e dasmës.
Ardit Gjebrea: Përfundimisht dole nuse nga shtëpia?
Franga: Pa dasmë, u vesha me fustan të bardhë, por babi nuk më përcolli. Për 5 vite mu mbajt mëri, nga familja. Me babin nuk u pajtova asnjëherë, sot nuk jeton, ka vdekur në 2004.
Ardit Gjebrea: Thellë thellë e ke falur?
Franga: Nuk e kam falur dhe nuk e fal edhe sot e kësaj dite. /tvklan.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/