Pandora Papers, hapen sekretet e udhëheqësve të njohur që fshehën pasuritë në...

Pandora Papers, hapen sekretet e udhëheqësve të njohur që fshehën pasuritë në parajsat fiskale

69
0
Shares

Pasuritë dhe marrëveshjet e fshehta të liderëve botërorë, politikanë dhe miliarderë, janë ekspozuar në një nga rrjedhjet më të mëdha të dokumenteve financiare.

Bëhet fjalë për një shqyrtim dosjesh, të ndërmarrje nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ), ku marrin pjesë më shumë se 650 reporterë.

Në investigimin ku janë përfshirë BBC, “The Guardian” dhe media të tjera partnere, janë aksesuar mbi 12 milionë dokumente dhe dosje 14 kompani shërbimesh financiare në disa shtete si Ishujt e Virgjër Britanikë, Panama, Belize, Qipro, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapor dhe Zvicër.

Rreth 35 udhëheqës të tanishëm dhe të mëparshëm dhe më shumë se 300 zyrtarë publikë janë shfaqur në dosjet e kompanive offshore të “Pandora Papers”. Disa prej figurave që u del emri në dosje janë duke u përballur me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe shmangie të taksave.

Dokumentet tregojnë se Mbreti i Jordanisë fshehu 70 milionë paund pasuri. Po ashtu tregojnë se si ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe gruaja e tij përfituan 312 mijë paund duke shmangur një tarifë gjatë blerjes së një zyre në Londër.

Presidenti rus Vladimir Putin implikohet po ashtu, pasi zotëron asete sekrete në Monako, ndërsa kryeministri çek Andrej Babis, i cili përballet me zgjedhje këtë javë, nuk ka deklaroi një kompani investimesh duke blerë dy vila me vlerë 12 milionë paund në Jug të Francës, raporton BBC.

Por një nga zbulimet më të mëdha është se sa njerëz të shquar dhe të pasur kanë krijuar ligjërisht kompani për të blerë fshehurazi prona në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas dokumenteve mijëra pronarë kanë kryer investime të fshehta për të shmangur taksat. Një shembull është presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe familja e tij, të cilët janë akuzuar për vjedhje të vendit të tyre. Hetimi zbuloi se Aliyev dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë ishin përfshirë fshehurazi në marrëveshje pronësie në Mbretërinë e Bashkuar me vlerë më shumë se 400 milionë paund. Ndërsa Mbreti i Jordanisë ngriti fshehurazi një perandori pronash në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA me vlerë më shumë se 70 milionë paund.

Mes politikanëve të implikuar është presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta dhe gjashtë anëtarë të familjes së tij, që zotëronin rrjet kompanish në offshore. Anëtarët e rrethit të ngushtë të kryeministrit pakistanez Imran Khan, përfshirë ministrat e kabinetit dhe familjet e tyre, posedojnë fshehurazi kompani offshore.  Firma juridike e themeluar nga Presidenti Nicos Anastasiades e Qipros duket se ka siguruar pronarë të rremë për të maskuar pronarin e vërtetë të një sërë kompanish në offshore. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky transferoi aksionet e tij në një kompani sekrete oofshore pak para se të fitonte zgjedhjet e vitit 2019.Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso, një ish -bankier, zëvendësoi një fondacion panamez që bënte pagesa mujore për anëtarët e tij të ngushtë të familjes me një trust të bazuar në Dakotën e Jugut në SHBA.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY